E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: EULEX fillon me 9 dhjetor

Misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove me kapacitetet e para operative do te filloje te veproje me 9 dhjetor, ndersa detyra e tij kryesore do te jete forcimi i sundimit te ligjit ne Kosove. Fillimi i punes se ketij misioni eshte konfirmuar nga shefi i diplomacise se Bashkimit Evropian, Havier Solana. Ai permes nje komunikate ka pershendetur fuqishem porosine e komandantit te Operacioneve civile te BE-se ne Kosove qe perfshijne EULEX-in, Kees Klompenhouer, se misioni i EULEX-it ka arritur aftesine fillestare operative. "Misioni i EULEX-it do te ndihmoje Kosoven ne ecjen perpara drejt arritjes se standardeve evropiane ne sektorin e policise, drejtesise, doganave dhe sherbimeve korrektuese", vijoji Solana. Klompenhouer, sipas komunikates, ka thene se EULEX ne pajtim me kete, do te marre pergjegjesite e veta ne sektorin e sundimit te ligjit ne tere Kosoven, duke filluar nga dita e marte e javes se ardhshme. EULEX do te zbatoje mandatin e tij sipas planit te perbashket, te cilin Keshilli i Ministrave te BE-se e ka miratuar ne shkurt te ketij viti. Misioni Evropian per Sundimin e Ligjit (EULEX) eshte misioni me i madh civil deri me tani i Politikes Evropiane per Siguri dhe Mbrojtje (ESDP). Synimi kryesor i tij eshte t'i ndihmoje dhe mbeshtese autoritetet kosovare ne fushen e sundimit te ligjit, posacerisht ne fushen e policise, gjyqesise dhe doganave. Qellimi i misionit nuk eshte te sundoje apo te administroje ne Kosove. Ky eshte nje mision teknik, i cili do te monitoroje, udhezoje dhe keshilloje, perderisa do te mbaje nje numer te kufizuar te kompetencave ekzekutive. EULEX vepron ne kuader te Rezolutes 1244 se OKB-se. Misioni do ta implementoje mandatin e vet, bazuar ne Aksionin e Perbashket te Keshillit Evropian, te dates 4 shkurt.

Fried: EULEX-i nuk eshte neutral

Ndihmes nensekretari amerikan i Shtetit per ceshtjet e euro-azise, Daniel Fried, ka perseritur mbeshtetjen e tij per teresine territoriale te Kosoves. "Kosova do te mbetet e pandare", theksoi Fried. "EULEX-i e di se cili eshte misioni. Misioni i EULEX-it ne fakt nuk eshte aspak status neutral. Misioni i tij do te jete forcimi i integritetit territorial te Kosoves. EULEX-i vepron brenda kornizes se Rezolutes se Keshillit te Sigurimit 1244, por eshte larg te qenit, status neutral", tha Fried.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›