Basha drejt fitores! Koalicioni Aleanca për qytetarin fiton 6 njësi bashkiake nga 11 të tilla
Lulzim Basha, kandidati i Aleancës për qytetarin, është duke kryesuar garën për kryebashkiak të Tiranës me një diferencë mbi 700 vota ndaj kandidatit tjetër të Aleancës për të ardhmen, Edi Rama. Të dhënat e fundit nga KQZ-ja, kur janë numëruar 477 kuti votimi nga 485 të tilla, tregojnë se Lulzim Basha posedon 122.700 dhe Edi Rama 121.975 vota.
Kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha, ka fituar 6 njësi bashkiake në 11 të tilla që ka Bashkia e Tiranës. Diferenca që ka pasur kandidati Basha në këto njësi është e dukshme dhe ngre premisat për kryetarët e minibashkive që të fitojnë. Në njësinë nr. 2 kandidati Basha ka fituar me 258 vota diferencë, ndërsa njësia nr. 4 është mbyllur me 137 vota në avantazh të Lulzim Bashës. Ndërsa në njësinë 8, Basha ka fituar me një diferencë të theksuar prej 2.391 votash. Gjithashtu, diferencë të theksuar ka pasur edhe në njësinë 9, e cila ka qenë mbi 700 vota për kandidatin demokrat, por edhe njësitë 10 dhe 11 së bashku kanë prodhuar rreth 3246 për Lulzim Bashën. Duke parë tendencën që kanë nxjerrë këto rezultate në 6 njësi bashkiake, kandidatët e Aleancës për qytetarin për minibashki kanë premisa që të konfirmohen si kryetarë të këtyre njësive.
Në ditën e pestë te procesit të numërimit, e gjithë vëmendja është përqendruar në KZAZ nr. 49 të njësisë 5, ku kanë mbetur vetëm 8 kutitë e fundit për tu numëruar, vendimtaret për të përcaktuar se kush do të drejtojë kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme, Edi Rama apo Lulzim Basha. Gjatë ditës së djeshme, në njësinë 5, që ndodhet në ambientet e shkollës Vasil Shanto, janë numëruar gjithsej 13 kuti, çka çon numrin e kutive të numëruara 57. Numërimi në KZAZ-në 49 në njësinë 5 ka nisur i qetë, por me kalimin e orëve dhe me uljen e kutive të mbetura për tu numëruar ka filluar të ndihet një lloj tensioni, që vjen për shkak jo vetëm të lodhjes, por edhe për shkak të përfshirjeve emocionale, si nga numëruesit, edhe nga vëzhguesit. Kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha, ka kërkuar nga numëruesit e votave që të mos ndikohen nga trysnia e garës së ngushtë mes tij dhe kandidatit Rama, por të bëjnë në mënyrë të saktë, të ndershme dhe të drejtë detyrën e tyre, ndërkohë që në të gjitha njësitë bashkiake e tjera është mbyllur procesi i numërimit.
Njësitë bashkiake të fituara nga koalicioni Aleanca për qytetarin
Njësia bashkiake 2 54/54 QV
Lulzim Basha 16.028 vota
Edi Rama 15.819 vota
Aleanca për Qytetarin 14.748 vota
Aleanca për të Ardhmen 15.391 vota
Njësia Bashkiake 4 43/43 QV
Lulzim Basha 11.000 vota
Edi Rama 10.860 vota
Aleanca për Qytetarin 8.467 vota
Aleanca për të Ardhmen 8.499 vota
Njësia bashkiake 8 30/30 QV
Lulzim Basha 9.761 vota
Edi Rama 7.265 vota
Aleanca për Qytetarin 7.101 vota
Aleanca për të Ardhmen 5.367 vota
Njësia bashkiake 9 41/41 QV
Lulzim Basha 12.024 vota
Edi Rama 11.318 vota
Aleanca për Qytetarin 11.747 vota
Aleanca për të Ardhmen 10.912 vota
Njësia bashkiake 10 25/25 QV
Lulzim Basha 6.266 vota
Edi Rama 5.702 vota
Aleanca për Qytetarin 5.871 vota
Aleanca për të Ardhmen 5.403 vota
Njësia bashkiake 11 55/55 QV
Lulzim Basha 13.402 vota
Edi Rama 10.720 vota
Aleanca për Qytetarin 12.824 vota
Aleanca për të Ardhmen 10.388 vota
Njësitë bashkiake të fituara nga koalicioni Aleanca për të ardhmen
Njësia 1 39/39 QV39/39 kuti
Edi Rama 9913 vota
Lulzim Basha 9467 vota
nuk ka vota subjektesh
Njësia bashkiake 3 32/32 QV
Lulzim Basha 8.457 vota
Edi Rama 8.933 vota
Aleanca për Qytetarin 7.836 vota
Aleanca për të Ardhmen 8.348 vota
Njësia bashkiake 5 44/65 QV (vijon numërimi)
Lulzim Basha 12.137 vota
Edi Rama 16.175 vota
Aleanca për Qytetarin 11.386 vota
Aleanca për të Ardhmen 15.752 vota
Njësia Bashkiake 6 51/51 QV
Lulzim Basha 10.981 vota
Edi Rama 11.599 vota
Aleanca për Qytetarin 9.674 vota
Aleanca për të Ardhmen 11.228 vota
Njësia bashkiake 7 50/50 QV
Lulzim Basha 13.556 vota
Edi Rama 14.049 vota
Aleanca për Qytetarin 13.075 vota
Aleanca për të Ardhmen 13.551 vota