Basha drejt konfirmimit si kryetar i ri i bashkisë së Tiranës.
Eduart Vlusha
Beteja për kreun e bashkisë së Tiranës tashmë ka mbetur të përcaktohet nga njësit nr 5 dhe 9 pasi në 9 të tjera numërimi i kutive të votimit për kryebashkiakun e Tiranës ka përfunduar. Deri në mesnatë kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha është në avantazh prej 600 votash ndaj rivalit Edi Rama. Në njësinë 5 kanë ngelur edhe 21 kuti votimi, ndërsa në njësinë 9 kanë mbetur akoma për tu numëruar edhe 7 qendra votimi. Lulzim Basha nga 9 njësi ka fituar 5 të tilla dhe përkatësisht në ato 2, 4, 8, 10 dhe 11. Në njësinë nr 2 kandidati Basha ka fituar me 258 vota diferencë, ndërsa njësia nr 4 është mbyllur me 137 vota në avantazh të Lulzim Bashës. Ndërsa në njësinë 8 Basha ka fituar me mjë diferencë të theksuar prej 2438 vota. Gjithashtu edhe në njësit 10 dhe 11 Basha ka fituar bindshëm ndaj rivalit të tij Rama. Përkatësisht me 524 vota në njësinë 10 dhe me 1110 vota njësinë me nr 11. Në të gjitha njësitë ku është mbyllur procesi i numërimit për kryetar bashkie të Tiranës nuk ka shënuar ndonjë incident por përkundrazi ka kaluar qetësisht dhe në normalitet. Por ajo që lë për tu përmendur është ngadalësia që po ecën procesi i numërimit të kutive të votimit. Ku gjatë ditës së djeshme në veçanti në njësinë 5 procesi i numërimit ka ecur me ritme tepër të ngadalta. Gjatë numërimit që është bërë kutive për kryebashkiak të Tiranës rezultojnë 18408 ku 804 të tilla janë vetëm në njësinë 8.
Basha: Jam në krye, por pres të dëgjohet zëri i çdo qytetari
Kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha gjatë deklaratës për media ditën e djeshmë dha një mesazh inkurajimi për punën e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve të votaveDua të falënderoj komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e tyre të palodhur, e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Duhet të krenohemi me punën e tyre qe vazhdon të sigurojë një proces përgjithësisht transparent dhe demokratik. Trysnia që vjen në këtë garë të ngushtë, nuk duhet të ndërhyjë në detyrën e rëndësishme të numërimit të saktë dhe të ndershëm të çdo vote u shpreh Basha. Ndër të tjera në këtë deklaratë kandidati i PD-së u shpreh se tashmë ka marrë kryesimin. Siç e dini, unë kam rimarrë kryesimin e garës, megjithatë, kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë, transparent, të saktë, dhe të pavonesë të çdo vote. Vota e çdo qytetari duhet të numërohet, zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet tha Basha në daljen e tij për media.
Xhura, premisa për të fituar.Në njësinë 4 kandidati i Aleancës për qytetarin ku kandidon Z. Hysen Xhura, është duke konfirmuar fitoren e tij si kryetar i kësaj minibashkie. Deri më tani nga kutitë e numëruara duket qartë që z. Xhura është në avantazh të ndjeshëm ndaj rivalit të tij për sa i përket kësaj minibashkie. Edhe pse ka akoma shumë kuti për tu numëruar Xhura është i sigurt për fitoren. Kjo vjen si pasoj e rezultatit që është prodhuar për kryetar bashkie të Tiranës, ku Lulzim Basha ka qenë në epërsi ndaj rivalit të tij në këtë njësi bashkiake . Çka trego se premisat janë më të larta që z. Xhura të fitoj në minibashkinë 4 si kryetar i saj. Edhe pse në katër vitet e kaluara minibashkia nr 4 ka qenë e Partisë Socialiste, tendenca si dhe diferenca për kryetar bashkie që ka qenë në favor të kandidatit të Aleancës për qytetarin . Duke bërë disa analiza të zgjedhjeve të 2007 dhe 2009 diferenca në këtë njësi ka ardhur duke u ngushtuar, duke përmendur edhe fitoren e Lulzim Bashës në këtë njësi e bën fitoren e Xhurës më të sigurt.