Përplasje me armë , 1 i vdekur, 3 në kërkim
TIRANE- Një përplasje me armë në kryeqytet ka përfunduar me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Arjan Merdani, 26 vjeç ka mbetur i vrarë , ndërsa i plagosuri ende nuk eshte identifikuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Pandel Cale, në Tiranë në një lagje të banuar me romë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në kërë përplasje me armë.
Sipas të dhënave të para, mësohet se policia ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në ngjarje, ku mendohet se është edhe autori i vrasjes.