E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha garantoi: Realizuam kriteret e vendosura nga BE

Shqiptaret do te levizin lirisht ne vendet e Bashkimit Evropian, vitin e ardhshem. Keshtu siguroi dy dite me pare ministri i Brendshem, Lulezim Basha, sipas se cilit, Shqiperia i ka plotesuar tashme, te gjitha kushtet per te perfituar liberalizim te vizave. Sipas ministrit te Brendshem, brenda gjashte mujorit te pare te vitit te ardhshem, do te merret vendimi per heqjen e vizave per Shqiperine qe dhe shqiptaret te levizin te lire, pa asnje pengese ne zonen "Shengen". Basha siguroi se qeveria i plotesoi te gjitha kushtet e kerkuara nga Bashkimi Evropian, per te perfituar liberalizim te plote te vizave. Ndaj qytetaret shqiptare, duhet te nxitojne te pajisen me pasaporta biometrike, me te cilat shume shpejt do te levizin lirisht. Aktualisht sipas te dhenave, aplikimet per pajisjen me pasaporta biometrike ne vend shkojne 350 mije ne dite. Nese do te vijohet te ecet me kete ritem, shtoi ministri, atehere brenda muajit shkurt te vitit te ardhshem, kur pritet te vije edhe misioni i fundit verifikues nga Brukseli, Shqiperia do te kete numrin me te larte te pasaportave biometrike ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›