"Ndeshkime te ashpra drejtuesve te pabindur"
Tirane- Policia e Tiranes ka kaluar ne nje gatishmeri te perforcuar prej dites se djeshme dhe sektori i Qarkullimit Rrugor ka marre urdhra te drejtperdrejta, per menaxhimin e situates ne rruget e kryeqytetit, urbane dhe rurale. "Nisur nga ky rast tragjik, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, se bashku me Komisariatin e Policise Rrugore, do te marre masa ekstreme ndaj te gjithe drejtuesve te mjeteve, te cilet ecin me shpejtesi tej normave te lejuara, drejtojne mjetin nen efektin e pijeve alkoolike", njoftoi dje zedhenesja e policise, Alma Katragjini. Kryepolici Tonin Vocaj, ka kerkuar plan masash urgjent qe shtrihet edhe me kontrolle ne kryqezime pas mesnate dhe ndeshkim te rrepte te drejtuesve qe shkelin rregullat. "Ky kontroll do te ushtohet kryesisht ne oret e vona te nates dhe gjate te gjithe ketyre neteve qe shoqerojne festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli te organizuara ne vende te ndryshme, si ne qytet ashtu dhe ne linja",-tha Katragjini per planin e masave. Kthimi i emigranteve dhe rendimi i trafikut, shoqerohen me mosrespektimin e urdhrave dhe Kodit Rrugor, duke sjelle edhe shifra shokuese te aksidenteve dhe viktimave ne rruge. Ditet e fundit te vitit dhe festat, shenojne numrin me te madh te aksidenteve dhe te vdekurve ne rruget kryesore te vendit.