Qeveria, 100 dite nga fillimi i mandatit te dyte
Mbushen 100 diten e para te qeverise. Diten e djeshme, qeveria e dale pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, mbushi 100 ditet e para te saj. Koalicioni i krijuar mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, per bashkeqeverisje do te festoje se shpejti ditet e para te qeverise. Kryeministri Sali Berisha, ishte ai i cili dite me pare, siguroi se kabineti qe ai drejton do te beje publik dhe transparent ecurine dhe arritjet e qeverise per keto dite. Burime nga ekzekutivi bene te ditur se brenda ketyre dy diteve, kryeministri do te mbaje edhe nje konference per shtyp, ku do te prezantoje ne detaje se cfare ka bere qeveria ne keto 100 ditet e para te saj, pas fitores ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne analizen e 100-diteshit ne kete fund viti, kreu i qeverise, sigurisht qe do te fokusohet ne pranimin e kerkeses se Shqiperise nga Bashkimi Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe reformat dhe perpjekjet e qeverise drejt procesit te integrimit te vendit. Hapat e bera para drejt procesit te liberalizimit te vizave, do te zene sigurisht nje vend te rendesishem ne punen e ekzekutivit ne pak me shume se tre muajt e pare. Analiza do te vijoje edhe me projektligjet e miratuara se fundmi nga ekzekutivi por sigurisht edhe miratimin me shumice votash te paketes fiskale si dhe te buxhetit te shtetit per vitin e ardhshem. Perfshire ketu edhe shperblimet e fundvitit te miratuara se fundmi per buxhetoret dhe pensionistet.