E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti i Timoshenkos po perkeqesohet

Mjekët ukrainas kanë bërë me dije se shëndeti i ish-kryeministres ukrainase Julia Timshenko, është përkeqësuar dhe se ajo ka nevoje për kujdes spitalor . Më herët të afërmit e saj, mbështetësit si dhe Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut u bëri thirrje autoriteteve ukrainase të japin kujdesin e duhur për shëndetin e saj. Ish- kryeministrja ukrainase, e cila ndodhet në burg që prej 5 gushtit, për muaj të tërë është ankuar nga dhimbje të forta në shpinë, të shkaktuara ndoshta nga një hernie diskale. Familja Timoshenko dhe avokati i saj janë ankuar se mjekët nuk e kanë bërë siç duhet trajtimin e saj, dhe autoritetet kanë refuzuar kërkesat për t'u trajtuar në një klinikë me mjekë të huaj. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se gjyqi ndaj Timoshenko ishte i motivuar politikisht.
Heroina e Revolucionit Portokalli në tetor u dënua me shtatë vjet burg për abuzim të pushtetit lidhur me një marrëveshje me Moskën mbi furnizimet me gaz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›