Basha, ish-shikas në ‘95: Loshaj, një agjent serb
Në Gjykatën e Krimeve të
Rënda, gjatë procesit
hetimor për rrëmbimin e
Remzi Hoxhës, radha i ka takuar
për dëshmi ish-shikasit Anibal
Basha, i bërë i njohur teksa ka goditur
dy vjet më parë Fatos Klosin,
eprorin e tij në vitin 1997-‘98.
Basha, gjatë dëshmisë, tha se dyshonte
se Avdyl Loshaj, i cili ishte një
prej tre personave të rrëmbyer ishte
agjent i shërbimit sekret serb.
"Kam qenë i pranishëm gjatë kohës
që Loshaj jepte deklarime në
zyrën e Ilir Kumbaros. Deklarimet
me shkrim të tij ia kam dorëzuar
vetë Kumbaros", u shpreh inspektori
i SHIK-ut, Anibal Basha. Ai pohoi
se ka marrë në pyetje Loshajn
po tashmë nuk i kujtohen shumë
detaje, pasi ka kaluar një kohë e
gjatë. Ndërkohë, prokurori Xhevat
Hana u mundua që t‘i kthente
kujtesën Bashës, duke i kujtuar se
akuza disponon shkresa të cilat flasin
se ai jo vetëm ka marrë në pyetje
shtetasin Avdyl Loshaj, por
edhe e ka dërguar në një bazë të
SHIK-ut. Pas këmbënguljes së
prokurorit, Basha ka pranuar faktin
e mësipërm, por ka shtuar se të
gjitha deklarimet e tij i janë dorëzuar
Ilir Kumbaros. Ai tha gjithashtu
se SHIK-u i vitit 1995 e kishte
shoqëruar Loshajn pas informacioneve
se ishte agjent serb, ndërsa
ai vetë nuk e kishte prekur me
dorë.
Dëshmia
Duke u përpjekur të plotësojë
dëshminë, prokurori Hana deklaroi
se dëshmitari Anibal Basha u
ka dorëzuar shefave të tij në vitin
1998 një shkresë të tij gjatë kohës
që kishte marrë në pyetje Avdyl
Loshajn, por të pafirmosur. Nga ky
material rezulton se deponimet e
agjentit të dyfishtë Avdyl Loshaj,
nuk kanë qenë të administruara
zyrtarisht nga SHIK-u i asaj kohe,
edhe pse janë cilësuar aq të rëndësishme,
sa të niste menjëherë një
hetim intensiv që do të përfundonte
me fundin tragjik të Remzi Hoxhës.
"Anibal Basha i ka ruajtur privatisht
deponimet e agjentit të
shërbimit sekret serb Loshaj, i infiltruar
në Shqipëri në vitin 1992,
dhe më pas i ka dorëzuar ato në
SHIK, diku në fillimin e vitit 1998.
Por ai nuk ka pranuar t‘i firmosë ato
duke i ditur mirë pasojat që mund
të kishte në të ardhmen", deklaroi
prokuroria.
Ndërkohë, prokuroria tha se në
një material të klasifikuar "sekret"
që i është dërguar edhe Avokatit të
Popullit, thuhet se "Avdyl Loshaj
është zbërthyer si agjent i shërbimeve
sekrete jugosllave dhe më
pas është dërguar me detyra në
Maqedoni".
Pikërisht mbi deponimet e të
"zbërthyerit", SHIK-u ka nisur shoqërimet
e Remzi Hoxhës dhe Ziso
Kristopulit, pasi dyshonte se ishin
anëtarë të një celule të UDB-së.
Ekzekutimi
Pas më shumë se 13 vjetësh nga
zhdukja misterioze e Remzi Hoxhës,
Anibal Basha, një nga inspektorët
e SHIK-ut ka dëshmuar për
herë të parë për ngjarjen. Ai ishte
një nga personat më enigmatikë
të ngjarjes, pasi nuk ka pranuar të
bashkëpunojë asnjëherë për
zbardhjen e arsyes së rrëmbimit të
tre personave. Mësohet se ish-inspektori
i SHIK-ut në vitin 1995,
vetëm në fillim të vitit 1998 ndërroi
mendje për të bashkëpunuar
në zbardhjen e rrëmbimit të
Remzi Hoxhës. Ai fillimisht ka nisur
të bashkëpunojë, madje ka
dorëzuar në SHIK dhe deponimet
e shtypura të Loshajt. Por pas disa
ditësh, më datë 12 mars 1998, kur
është thirrur sërish që të firmoste
mbi dorëshkrimet e dorëzuara prej
tij, Basha ka refuzuar në mënyrë
kategorike. Madje është shprehur
se "po të thirrej nga organet e
drejtësisë do të mohonte gjithçka".
Qysh nga ky moment ai i shkëputi
kontaktet me strukturat shtetërore
duke mos preferuar më të flasë as
për vendndodhjen e kufomës së
Remzi Hoxhës. Ai "u bë i gjallë" dy
vjet më parë teksa goditi ish-shefin
e tij, Fatos Klosi. Ndërsa as dje
nuk ka pranuar të tregojë detaje për
zbardhjen e rrëmbimit të Remzi
Hoxhës
Rënda, gjatë procesit
hetimor për rrëmbimin e
Remzi Hoxhës, radha i ka takuar
për dëshmi ish-shikasit Anibal
Basha, i bërë i njohur teksa ka goditur
dy vjet më parë Fatos Klosin,
eprorin e tij në vitin 1997-‘98.
Basha, gjatë dëshmisë, tha se dyshonte
se Avdyl Loshaj, i cili ishte një
prej tre personave të rrëmbyer ishte
agjent i shërbimit sekret serb.
"Kam qenë i pranishëm gjatë kohës
që Loshaj jepte deklarime në
zyrën e Ilir Kumbaros. Deklarimet
me shkrim të tij ia kam dorëzuar
vetë Kumbaros", u shpreh inspektori
i SHIK-ut, Anibal Basha. Ai pohoi
se ka marrë në pyetje Loshajn
po tashmë nuk i kujtohen shumë
detaje, pasi ka kaluar një kohë e
gjatë. Ndërkohë, prokurori Xhevat
Hana u mundua që t‘i kthente
kujtesën Bashës, duke i kujtuar se
akuza disponon shkresa të cilat flasin
se ai jo vetëm ka marrë në pyetje
shtetasin Avdyl Loshaj, por
edhe e ka dërguar në një bazë të
SHIK-ut. Pas këmbënguljes së
prokurorit, Basha ka pranuar faktin
e mësipërm, por ka shtuar se të
gjitha deklarimet e tij i janë dorëzuar
Ilir Kumbaros. Ai tha gjithashtu
se SHIK-u i vitit 1995 e kishte
shoqëruar Loshajn pas informacioneve
se ishte agjent serb, ndërsa
ai vetë nuk e kishte prekur me
dorë.
Dëshmia
Duke u përpjekur të plotësojë
dëshminë, prokurori Hana deklaroi
se dëshmitari Anibal Basha u
ka dorëzuar shefave të tij në vitin
1998 një shkresë të tij gjatë kohës
që kishte marrë në pyetje Avdyl
Loshajn, por të pafirmosur. Nga ky
material rezulton se deponimet e
agjentit të dyfishtë Avdyl Loshaj,
nuk kanë qenë të administruara
zyrtarisht nga SHIK-u i asaj kohe,
edhe pse janë cilësuar aq të rëndësishme,
sa të niste menjëherë një
hetim intensiv që do të përfundonte
me fundin tragjik të Remzi Hoxhës.
"Anibal Basha i ka ruajtur privatisht
deponimet e agjentit të
shërbimit sekret serb Loshaj, i infiltruar
në Shqipëri në vitin 1992,
dhe më pas i ka dorëzuar ato në
SHIK, diku në fillimin e vitit 1998.
Por ai nuk ka pranuar t‘i firmosë ato
duke i ditur mirë pasojat që mund
të kishte në të ardhmen", deklaroi
prokuroria.
Ndërkohë, prokuroria tha se në
një material të klasifikuar "sekret"
që i është dërguar edhe Avokatit të
Popullit, thuhet se "Avdyl Loshaj
është zbërthyer si agjent i shërbimeve
sekrete jugosllave dhe më
pas është dërguar me detyra në
Maqedoni".
Pikërisht mbi deponimet e të
"zbërthyerit", SHIK-u ka nisur shoqërimet
e Remzi Hoxhës dhe Ziso
Kristopulit, pasi dyshonte se ishin
anëtarë të një celule të UDB-së.
Ekzekutimi
Pas më shumë se 13 vjetësh nga
zhdukja misterioze e Remzi Hoxhës,
Anibal Basha, një nga inspektorët
e SHIK-ut ka dëshmuar për
herë të parë për ngjarjen. Ai ishte
një nga personat më enigmatikë
të ngjarjes, pasi nuk ka pranuar të
bashkëpunojë asnjëherë për
zbardhjen e arsyes së rrëmbimit të
tre personave. Mësohet se ish-inspektori
i SHIK-ut në vitin 1995,
vetëm në fillim të vitit 1998 ndërroi
mendje për të bashkëpunuar
në zbardhjen e rrëmbimit të
Remzi Hoxhës. Ai fillimisht ka nisur
të bashkëpunojë, madje ka
dorëzuar në SHIK dhe deponimet
e shtypura të Loshajt. Por pas disa
ditësh, më datë 12 mars 1998, kur
është thirrur sërish që të firmoste
mbi dorëshkrimet e dorëzuara prej
tij, Basha ka refuzuar në mënyrë
kategorike. Madje është shprehur
se "po të thirrej nga organet e
drejtësisë do të mohonte gjithçka".
Qysh nga ky moment ai i shkëputi
kontaktet me strukturat shtetërore
duke mos preferuar më të flasë as
për vendndodhjen e kufomës së
Remzi Hoxhës. Ai "u bë i gjallë" dy
vjet më parë teksa goditi ish-shefin
e tij, Fatos Klosi. Ndërsa as dje
nuk ka pranuar të tregojë detaje për
zbardhjen e rrëmbimit të Remzi
Hoxhës