E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS falsifikon dhe mashtron me shifrat”

 

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme ndaj deklaratave të deputetit socialist. Zyra e shtypit pranë MPJ-së bëri të ditur se "shifrat e deklaruara nga Partia Socialiste janë falsifikime dhe të pavërteta". "Të ardhurat konsullore për vitin 2005 nuk janë 4 milionë e 50 mijë euro siç deklaron Partia Socialiste, por 2 milionë e 197 mijë euro. Ky është një shembull për të kuptuar deformimin flagrant të shifrave", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie. Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se "ndryshimi i të ardhurave nga konsullata jonë në Athinë mes viteve 2006-2007, vjen si rezultat i kalimit më 15 qershor 2007 të procedurave nga shërbimi konsullor shqiptar në Greqi, në shërbimin konsullor grek në Shqipëri, një fakt ky i njohur botërisht nga opinioni publik". "Me urdhrët të ministrit të Punëve të Jashtme të datës 9 janar të këtij viti, të gjitha shërbimet konsullore do të kryhen vetëm përmes postës", bëhet e ditur në këtë njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›