Shefi i SHIK-ut në Sarandë: Shoqëruam Avdyl Loshajn
Për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso
Kristopulit dhe Avdyl Loshajt në vitin
1995 ka dëshmuar edhe ish-shefi i SHIKut
të Sarandës. Dëshmitari Alfred Duka
ka treguar se e kishte njohur rastësisht
Ziso Kristopulin në një dyqan që ishte i
tij. Po ashtu, ai tha se e njihte edhe Arben
Sefgjinin, por nuk mbante mend që
t‘i kishte ardhur në bazën e SHIK-ut Sarandë.
Dëshmitari ka shpjeguar se
mbante mend që në qytet kishte ardhur
një gazetar austriak, i cili quhej Armand
Ditermense. Sipas dëshmitarit, gazetari
filloi që të lëvizte dhe të qarkullonte me
makinat e policisë, si dhe të hynte pa
problem në Komisariatin e Policisë Sarandë. "Kam dërguar një oficerin tim që
ta sillte në bazë. Fillimisht refuzoi pastaj
është paraqitur. Meqenëse nuk dinte shqip
kam marrë edhe një përkthyese. Më
ka thënë që ka qenë gazetar 2-3 vjet në
Bosnjë. Më tregoi disa plagë që kishte
në trup, dokumentet. Në fund më tha se
ishte me pushime, të cilat ia kishte bërë
dhuratë redaksia ku ai punonte. Për hyrjet
e tij në komisariat më ka sqaruar se
kishte lidhje me profesionin e tij", ka
treguar dëshmitari. Më tej ai i tregoi
gjykatës që kishte dëgjuar nga dy persona
se gazetari i kishte mashtruar, pasi
iu kishte marrë 20 mijë marka për t‘i sjellë
një laborator fotografik.