E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prokuroria, hetim shërbimit konsullor”

 

Deputeti socialist Taulant Balla, i bëri thirrje dje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet për skandalin në konsullatat shqiptare në Evropë. "Unë sot i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë menjëherë hetimet mbi këto akte korrupsioni dhe shpërdorimi detyre nga shërbimi konsullor i Shqipërisë dhe Ministri i Jashtëm Lulzim Basha", tha Balla. Deputeti socialist solli dje fakte të reja të falsifikimeve dhe korrupsionit, që ndodh në konsullatat shqiptare të Athinës, Selanikut dhe gjetkë. "Faktet mbi korrupsionin kriminal nga përfaqësitë konsullore shqiptare në Milano, Bari, Romë, Athinë, Selanik, Janinë, të kthyera në struktura zhvatjeje dhe falsifikimi janë bërë tashmë publike", ka thënë Balla në një deklaratë për mediat. Duke iu referuar shifrave, Balla ka thënë se duke filluar nga viti i parë kur në konsullatën Shqiptare në Greqi u vendosën militantët e Partisë Demokratike, janë zhdukur rreth 1.5 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›