E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kryebashkiaku i ri behet baba per here te dyte

Me vajze

Bashkeshortja e kreut te ri te Bashkise se Tiranes Lulzim Bashes ka sjelle ne jete vajzen e dyte te ciftit. Ky gezim per kryebashkiakun e ri ka ardhur ne nje periudhe te perafert kohore me vendimin qe ka marre Kolegji Zgjedhor qe e shpalli ate zyrtarisht ne krye te Bashkise se Tiranes. Ne kohen e periudhes se fushates elektorale bashkeshortja e tij Aurela ishte ne muajin e shtate te shtatzenise. Femija i pare i ciftit Basha eshte Dafina e cila e ka shoqeruar Lulzim Bashen edhe ne hapjen zyrtare te fushates elektorale te zgjedhjeve vendore te 8 majit perkrah nenes se saj Aureles e cila ne ate kohe ishte shtatzene. Vajza e kryetarit te ri te bashkise eshte ne moshen katervjecare. Kandidati demokrat per bashkine e metropolit shqiptar pas vendimit te Kolegjit qe rrezoi kerkesen e PS-se iu drejtua Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per tju njohur mandati si kryetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›