E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrezon Partine e Pensionisteve per 8 majin

Vendimi

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi te merrte ne shqyrtim kerkesen e Partise Bashkimi Popullor i Pensionisteve per pezullimin e rezultatit te 8 majit dhe perseritjen e Zgjedhjeve per kreun e Bashkise se Tiranes. Ne vendimin e shpallur nga trupa gjyqesore kushtetuese kerkesa e Partise se Pensionisteve u cilesua e pabaze dhe pa argumente. Partia e Pensionisteve kerkonte shpalljen si te pavlefshme te procesit zgjedhor ne kryeqytet per kreun e ri te bashkise. Gjykata Kushtetuese pritet te shprehet me nje vendim tjeter lidhur me nje kerkese tjeter te Partise se Pensionisteve e cila kerkon shfuqizimin e tre neneve te Kodit Zgjedhor qe sipas kesaj partie jane diskriminuese per partite e vogla. Konkretisht kerkohet shfuqizimi i neneve 69 70 dhe 87. Ne argumentet e tyre pensionistet kundershtojne limitin prej 1 qe percakton Kodi Zgjedhor si kusht per partite e vogla qe te kandidojne te pavarura ne zgjedhjeve. Ky kusht sipas kesaj partie diskriminon dhe i ve ne pozite te pabarabarte partite politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›