E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Kongresi i FRESSH para 5 nentorit

Shkoder

Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste Arben Malaj ishte ne Shkoder ku prezantoi platformen per Modernizimin e partive politike. Malaj ndau qendrimin mbi domosdoshmerine e riorganizimit te Forumit Rinor dhe Forumit te Gruas si dhe mbajtjen e Kongresit per zgjedhjen e strukturave drejtuese nje parakusht ky per ti kthyer vemendjen dhe rendesine e merituar rinise socialiste. Malaj sugjeroi qe zgjedhjet ne te dy forumet te mbahen para kongresit te 5 nentorit thuhet ne nje njoftim qe ka mberritur nga zyra e shtypit prane Malajt. Partite politike duhet te modernizohen si parakusht per te modernizuar te ardhmen tone te perbashket duke menduar keshtu per brezat qe vijne vijon me tej njoftimi.

Platforma Malaj pasi te konsultohet neper qytetet dhe komunat e vendit do te jete gati per tu diskutuar ne forumin me te larte te socialisteve qe eshte Kongresi 5 nentorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›