Basha mban avantazhin, numërohet në njësinë 5
UPDATE- Kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deri tani janë hedhur të dhëna për 464 kuti të nuëmëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë. Deri në këto momente, Basha ka marrë 120 162 vota, kundrejt 119 286 vota të marra nga Rama.
Basha mori kryesimin në kryeqytet në orët e parë të mëngjesit të nje dite me parë, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.
Nga mëngjesi i sotëm ka rinisur numërimi në njësinë nr.5, i cili po vazhdon normalisht. Numërimin në këtë njësi, e fundit për kryeqytetin po vëzhgohet nga shumë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe disa ambasadorë.