E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarë holandezë, vizitë dy ditore në Tiranë

13-05-2011 / Gazeta 55

 Komisioni për Çështjet Evropiane i Parlamentit holandez  ka mbërritur dje në Shqipëri për një vizitë tre ditore në vendin tonë. Qëllimi i kësaj vizite është familjarizimi i anëtarëve të këtij komisioni me Shqipërinë, politikën e saj dhe aktorët kryesorë të shoqërisë shqiptare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.
Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri parlamentarët holandezë do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topin, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama. Në kuadër të kësaj vizite delegacioni holandez parlamentar do të takohet gjithashtu me kryetarin dhe anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit europian, si dhe me analistë politikë, udhëheqësit fetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Po ashtu gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, delegacioni do të vizitojë gjithashtu disa projekte të mbështetura financiarisht nga Qeveria holandeze.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›