Kryeministri i pranishem ne festimet per 100 vjetor ne Elbasan
100 vjetori i Pavarësisë ka veshur Elbasanin me ngjyrat e flamurit kombëtar.
Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në ceremoninë e organizuar pranë monumentin e Aqif Pashë Elbasanit, një prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë, tha se historia duhet të shkruhet me gjithë dritë-hijet që e kanë shoqëruar atë gjatë këtij shekulli.
“Ismail Qemali ngriti flamurin krenar të prijësit Skënderbe. Ne përulemi me nderin para figurave të shquara. Akti i Pavarësisë është nder për të gjithë kombin. Në Shqipërinë e pavarur jetojmë të lirë. Elbasani është qyteti që shpërndahu dritë e dije, është kështjellë e pamposhtur e dinjitetit. Atdhetarët patën rolin e pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit modern. Ndaj ne nderojmë sot ata që u flijuan për lirinë. Po gjithashtu kemi detyrim të zhveshim historinë nga ideologjitë, pasi kombi ka ditur të ngrihet nga gabimet e bëra”, vuri në dukje Berisha.
Shefi i ekzekutivit tha se Deklara e Pavarësisë së Elbasanit, i bën nder çdo qytetari elbasanas, shqiptar, ballkanik dhe evropian, të cilët sanksionuan në deklaratë e tyre liritë njerëzore. Festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Elbasanit, kanë vijuar me përurimin e bustit të patriotit Lef Nosi, si dhe konferencën shkencore “Elbasani në 100 vjet Pavarësi”.
Vizita në Librazhd
Para se të nisej drejt Shkupit, kryeministri Sali Berisha u ndal ne qytetin e Librazhdit për të vizituar punishten e mjeshtrit gurgdhendës, Gëzim Hidri, i cili ka realizuar në një mozaik, flamurin kombëtar. Kreu i qeverisë tha se 100 vjetori i pavarësisë ka frymëzuar piktorë, shkrimtarë artistët për të derdhur dashurinë e tyre në vepra krijuese të mrekullueshme. Kryeministri duke iu drejtuar skulptorit Hidri, tha pas 100 vitesh ai qëndis me gurët e kësaj toke, flamurin e Skënderbeut në 100 vjetorin e Pavarësisë, flamur që sot ka pushtuar më shumë se kurrë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve. Për ndërtimin e këtij mozaiku është punuar pa ndërprerë për 4 muaj , më qëllim përfundimin e tij para datës 28 nëntor. Ky mozaik i cili do të çelë edhe festimet e pavarësisë në kryeqytetin shqiptar do të vendoset pranë Urës së Tabakëve në kryeqytet.