Basha me ndertuesit 1 miliard euro investime ne 4 vjet

Lulzim Basha premton 1 miliard euro investime në infrastrukturë. Në takim me Shoqatën e Ndërtuesve, kandidati i demokratëve për bashkinë e Tiranës premton t'i japë fund klientelizmit dhe burokracive në këtë sektor, duke shtuar se brenda një viti ai do të realizojë përfundimin e planit urbanistik të kryeqytetit.
"Në një kohë fare të shkurtër do të nisim një operacion gjigand sa i përket infrastruktuërës në Tiranë. Kronologjia e kësaj axhende fillon me tenderimin brenda këtij viti të pjesës së unazës së madhe nga Ura e Brarit tek ajo e Kamzës me një vlerë fillestare të përllogaritur prej 270 milionë eurosh si dhe tenderimin e plotë të projektit të kanalizimeve të Tiranës"- tha Basha.
Basha premtoi seleksionimin e kompanive ndërtuese në projektet e urbanistikës vetëm mbi kriterin e cilësisë dhe atij të përfundimit të tyre, duke ripërsëritur premtimin për hipotekimin e apartamenteve brenda 6 muajve. Në një tjetër takim elektoral në Tiranë, Basha tha se nuk është i tolerueshëm diferencimi i zhvillimit të zonave në Tiranë, kur qytetarët paguajnë taksa njësoj, për këtë ai solli si shembull diferencën mes zonës së ish-bllokut dhe Kodrës së Priftit.
"Në Tiranën që do ndërtojmë së bashku nuk do të ketë qytetarë të dorës së parë apo të dytë. Do të ketë vetëm qytetarë të Tiranës, dhe kjo nuk do të reflektohet me fjalë, por me një shpërndarje të drejtë të shërbimeve dhe investimeve"- vazhdoi ai.
Në takimin me komunitetin rom dhe egjiptian, Basha tha se do t'i jepet fund diskriminimit.
"Unë do të punoj fort për prioritetin tim numër një, punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve të Tiranës pa diskriminim dhe pa dallim"- përfundoi Basha.
Rovena Moçka