E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Gramsh Ne investuamm 8 here me shume se PS

Nën premtimin se do të 6-fishojë investimet në rrethin e Gramshit, kryeministri Berisha ka prezantuar në këtë qytet Kastriot Zera si kandidat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj shefit të opozitës, Edi Rama duke e paralelizuar atë me Ramiz Alinë. Kreu i maxhorancës e konsideron një trillim të shëmtuar parrullën e kryeopozitarit se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë.

“Ju dëgjoni çdo ditë kreun e Partisë Socialiste, zotin Rama, të shpallë nga tribuna në tribunë qeverinë shqiptare si qeveri fashiste. Ti i nderuar zotëri që u paraqet shqiptarëve qeverinë e tyre si qeveri fashiste, ti sheh demokracinë, sheh Shqipërinë me gjyslyket e Ramizit dhe të etërve të tu shpirtërorë. Ti që u thua shqiptarëve se janë 1 milionë të papunë, nuk bën gjë tjetër veçse përsërit shpifjet bajate të Ramiz Alisë, që 20 vjet më parë do t’u deklaronte botës për të poshtëruar shqiptarët, se ata janë 1 milionë hajdut, 1 milionë spiunë, 1 milionë të papunë” – tha kryeministri Berisha.

Në vazhdën e turit elektoral, kryeministri Sali Berisha nga Gramshi theksoi se qeveria do të financojë çdo projekt të kandidatit Kastriot Zera për të sjellë në këtë qytet ndryshimin dhe zhvillimin më të madh.

“Do të ndërtojmë rrugën e re buzë liqenit që lidh Gramshin – Drizën – Shtërmenin – Cërrikun dhe Paprin”- përfundoi kryeministri.

Duke iu referuar pushtetit lokal dhe paralelizuar punën e maxhorancës në katër vitet e fundit me punën e opozitës, Berisha theksoi se Partia Demokratike ka investuar ne Gramsh 8 herë më shumë se Partia Socialiste.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›