Korçë, Spahiu fton gjyqtarët të rrisin standardin e gjykimit
KORÇË-Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ftoi gjyqtarët që të rritin standardin e gjykimit për një proçes të rregullt ligjor, si dhe rritjen e profesionalizmit dhe natyrisht rritjen e besueshmërisë së publikut tek pushteti gjyqësor.
Duke marrë fjalën në analizën e punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Korçës, Spahiu veçoi dy çështje të cilat hasen në gjykatën e Korçës dhe në gjykatat e tjera të vendit dhe që kanë të bëjnë me vonesat në respektimin e afateve të gjykimit.
"Përfshirja e gjyqtarëve në proçesin e mësimdhënies si pedagogë të jashtëm në fakultete të universiteteve, është ende një çështje e pastandartizuar, që bie ndesh me Kushtetutën, e cila parashikon papajtueshmëri me veprimtari dhe angazhime të tjera të gjyqtarëve. Ne jemi duke punuar për ta standartizuar këtë problem nëpërmjet limitit të orëve dhe pagesave të gjyqtarëve për këto çështje, duke parashikuar që vetëm gjyqtarët cilësorë, që nuk kanë ngarkesa dhe zvarritje gjykimesh, të parashikohet për t'u përfshirë në procesin mësimdhënës. Por edhe ky proces mësimdhënës nuk mund të bjerë ndesh me orarin zyrtar të proçeseve gjyqësore. Orët e tejzgjatura me veprimtari të tjera bien ndesh me pozitën ligjore dhe kushtetuese të gjyqtarit dhe si pasojë kemi zvarritje të afateve proceduriale në ligj",- deklaroi Spahiu.
Sipas, nënkryetarit të KLD-së një tjetër problem ku do të ndalet KLD me asistencën e BE, do të jetë çështja e nepotizmit në gjyqësor, pasi nepotizmi ndeshet qoftë në Gjykatën e Korçës, qoftë në gjykatat e tjera, ku brenda familjes disa anëtarë familjeje punojnë brenda sistemit gjyqësor.
"Nuk jemi për çështje përjashtuese, por jemi për ta standardizuar në maksimum dhe për evitimin dhe eliminimin e aspekteve nepotike me qëllim që të eliminohen dhjetra ankesa që adresohen në KLD si mundësi për mosgarantimin e paanshmërisë të procesit gjyqësor",- nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
(e.m/ata/BalkanWeb)