Kukës, familja në varfëri ekstreme apelon për ndihmë
KUKËS- Një familje në Kukës jeton cdo ditë në kufijtë ekstremë të varfërisë. Mes peripecive dhe vuajtjeve katër anëtarët e familjes Spahiu, u shpërngulën pak kohë më parë nga Kalimashi në drejtim të Kukësit, ndërsa tani jetojnë në fshatin Gostil, rreth 4 km nga ky qytet. Ata jetojnë në një banesë e cila iu është siguruar nga Bashkia e Kukësit, por që nuk ka përmirësuar gjendjen e tyre të mjeruar, sociale dhe ekonomike. Vetë anëtarët e kësaj familje rrëfejnë se si iu duhet të shtyjnë muajin vetëm me 4500 lekë të përfituara nga ndihma ekonomike, ndërkohë që shpesh duhet të përballen me situatën kur nuk kanë asgjë të shturar në tavolinë, për të shtruar tavolinën.
“As kam kripë dhe as kam bukë, nuk kam asgjë për të ushqyer djalin, i cili është edhe me probleme shëndetësore”, -tha gruaja e kësaj familje.
Duke qënë invalidë, të varfër dhe të pambrojtur nga askush, familja Spahiu kthehet shpesh në epiqendrën e sulmit të keqbërësve, ku së fundmi persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e dritareve të banesës së tyre. Mes kësaj situate të vështirë, familja Spahiu apelon për ndihmë. Familja Spahiu nuk është e vetmja familje në rrethin e Kukësit që jeton në kushte të tilla ekonomike, ku pothuajse gjysma e familjeve të këtij komuniteti jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë dhe marrin ndihmë ekonomike nga shteti.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)