E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me patrullat gradohen 135 oficere ne kryeqytet

Ministri i Brendshem, Lulëzim Basha, garantoi se Ministria e Brendshme do te mbeshtese modernizimin e policise se shtetit. Kete deklarate ai e beri ne ceremonine e gradimit te 135 punonjesve te patrulles se përgjithshme, ne drejtorine e policise se kryeqytetit.

"Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sot nuk është koncept, por realitet, realitet i modernizimit të policisë dhe shërbimit që ajo i ofron qytetarit. Brenda këtij viti procesi i pajisjes me uniformën e re të Policisë së Shtetit do të përfundojë në mbarë vendin duke filluar nga organizata juaj këtu në Tiranë. Në Tiranë brenda këtij viti, ju ëngjëjt mbrojtës të këtij qyteti, do të keni përveç syve tuaj dhe të veshëve tuaj, edhe pajisjet më moderne që teknologjia e sotme ofron në botë, sistemin e vëzhgimit pamor 24 orë për të gjithë qytetin e Tiranës", tha Lulëzim Basha, ministër i Brendshem.

Ndersa Drejtori i policisë se Tiranës, Sajmir Mucaj, u shpeh se aplikimi i patrulles se pergjithsme ka rezultuar i suksesshem dhe tashme ajo eshte pjese e rendesishem e garantimit te rendit dhe sigurise publike. "Ju oficerët e rinj të Patrullës së Përgjithshme keni gjithë aftësitë e nevojshme, keni vullnetin për ta zhvilluar më tej shërbimni e ri të patrullës së përgjithshme", tha Sajmir Mucaj, drejtor i Policisë së Tiranës. 135 punonjesit e patrulles se përgjithshme përfunduan shkollimin 2 vjecar, krijimi i kesaj strukture konsiderohet si nje nga sfidat kryesore te përafrimit te punonjësve te policise me komunitetin.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›