E Diel, 1 Nëntor 2026

Malazezet ne Gruemire komuna Jane vetem 30 familje

Debati per regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimin e kombesise me vendime gjyqesore nuk jane nje fenomen i qenesishem per Shkodren. Ne komunen Gruemire, ne rrethin Malesi e Madhe, konkretisht ku ka qene e perqendruar popullsia e pakices malazeze nga vitet '91 deri ne '93 kane qene vetem 13 raste te lenies se shtetesise dhe asnje rast i ndryshimit te kombesise. Të dhënat i konfirmon kreu i komunes Gruemire, Lirim Nehani.

"Kemi vetëm në periudhën '91-'93, 13 raste të lënies së shtetësisë, jo të ndryshimit të kombësisë, asnjëherë. Gjatë këtyre 5-6 muajve të fundit kemi realisht një rritje të numrit të popullsisë në listat e gjendjes civile pranë komunës Gruemirë, për arsye sepse gjatë një periudhe 10-12 vjecare nga këta persona ka qenë shumë i vështirë të kryhet dhe regjistrimi në gjendjen civile", tha Lirim Nehani, kreu i komunes Gruemire.

Aktualisht ne komunen Gruemire jetojne rreth 30 familje te pakices malazeze ose 80 apo 90 persona të cilët jane teresisht te integruar dhe mbajnë shtetesinë dhe kombesine shqiptare.Jetojne prej rreth 200 vitesh ne komunen Gruemire dhe ruajne zakonet e etnise malazeze qe perfaqesojne,duke patur dhe kishen e tyre per celebrimet fetare.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›