OSBE: Fushata, ja ku adresohen PD e PS Rozeta Rapushi
OSBE/ODIHR nxori dje raportin e dyte per situaten parazgjedhore ne Shqiperi, duke u shprehur se ne kete fushate, PD eshte perqendruar tek ceshtjet vendore, ndersa PS tek kritika ndaj punes se qeverise dhe kryeministrit. Ne nje raport paraprak prej tete faqesh, vezhguesit e huaj permendin konsensusin e kthyer ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, por edhe tensionin qe ka shoqeruar zhvillimin e fushates. "Partite kryesuese ne dy blloqet zgjedhore, PD dhe Levizja Socialiste per Integrim (LSI) nga koalicioni "Aleanca per Qytetarin" dhe PS nga koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", kane qene kryesisht te dukshme duke ngritur nje rrjet te gjere me zyra vendore elektorale. U eshte vene theksi ceshtjeve vendore, sidomos nga ana e PD-se, ndersa PS-ja e ka perqendruar kritiken edhe ndaj punes se qeverise, sidomos te kryeministrit", theksohet ne raport. Vezhguesin vleresojne si nje mjedis te tensionuar politik, ate te muajve te fundit, cka sipas tyre eshte pasqyruar ne disa incidente te dhunshme, te lidhura me fushaten. Ne raport vleresohet se KQZ ka ecur perpara ne drejtim te miratimit te rregulloreve lidhur me pergatitjen e zgjedhjeve. Megjithate, verehet se ne kete periudhe te raportimit, nuk u respektuan kater afate kohore te procesit zgjedhor. "Ne pergjithesi, KQZ-ja i ka votuar njezeri vendimet, ne lidhje me pergatitjet administrative dhe teknike te zgjedhjeve, por ka votuar me tendenca partiake ceshtjet e debatuara nga PD dhe PS", thuhet ne raport. Po sipas tij thuhet se shumica e Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor (KZAZ-te) duket se po punojne me eficence dhe ne kolegjialitet, pa probleme te medha. Per sa i perket listes se zgjedhesve, ne raport permendet se ndonese Ministria e Brendshme i udhezoi zyrat e gjendjes civile te printonin listat dhe kopjet e tyre me 5 prill, disa prej tyre i printuan ato me pare. "Kjo shkaktoi disa mosperputhje te vogla ne numrin e pergjithshem te votuesve ne listat perfundimtare te votuesve qe ka perdorur KQZ-ja dhe numrit te votuesve deklaruar nga Ministria e Brendshme me 9 prill, me nje ndryshim prej 1.287 votuesish", thuhet ne raport. Pjese e raportit ishte edhe procesi i regjistrimit te kandidateve, proces qe ka qene edhe objekti kryesor i ankesave dhe ankimimeve gjate periudhes se raportimit. Ne raport theksohet se KQZ-ja ka shqyrtuar dy ankesa per refuzim te regjistrimit te kandidatit, te cilat i rrezoi te dyja me argumentin se ankesat jane depozituar pas afatit kohor. "Nga 25 apelimet e vendimeve te KQZ-se shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, 19 prej tyre u perkasin regjistrimit te kandidateve ose refuzimit te regjistrimit te kandidatures. Shumica e tyre jane depozituar nga PS dhe PBDNJ kunder regjistrimit te kandidateve te pavarur ose kandidateve nga partite e vogla", theksohet ne raport. Sipas tij, nga 19 ankimime, Kolegji Zgjedhor i ka rrezuar te gjitha me perjashtim te tre prej tyre.