E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet, 25 milione euro per banesa sociale

Fondet per banesat sociale jane gati. Tete kryetare te bashkive me te medha te vendit do te firmosin sot me ministrin e Financave, Ridvan Bode, disbursimin e rreth 25 milione eurove per fillimin e punes per ndertimin e banesave per te pastrehet. Kreditore e ketij projekti eshte Banka e Keshillit te Evropes, ndersa perfituese jane Bashkite e Tiranes, Durresit, Korces, Elbasanit, Kavajes, Beratit, Peshkopise dhe Fierit. Vetem ne Tirane dhe Durres, qe jane edhe bashkite me te medha dhe problemet e strehimit jane te mprehta, do te ndertohen rreth 700 apartamente. Ndersa ne bashkite e mesme dhe te vogla, do te ndertohet pjesa tjeter. Burimet nga Ministria e Financave njoftuan se kontribuese ne kete projekt do te jene pervec Bankes se Keshillit te Evropes edhe qeveria shqiptare dhe vete bashkite, ne te cilat do te zbatohet projekti. Permasat e banesave do te jene nga garsoniere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore, deri ne shtepi 1+1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore. Keto do te jene siperfaqet standarde te banesave sociale qe do te ndertohen per kategori njerezish ne nevoje, bejne te ditur te njejtat burime. Ndertesat nuk do te jene me te medha se 6-kateshe dhe do te fillojne te ndertohen ne mes te ketij viti. Ndertimi i ketyre banesave, qe do te strehojne disa mijera vete, do te perfundoje ne vitin 2009. Personat qe deshirojne te perfitojne nga programet shteterore te strehimit, nuk duhet te disponojne ne pronesi banese, ose duhet te banoje nen normat minimale te strehimit. Percaktimi i ketyre normave behet nga zyra e strehimit ne bashki dhe pas ketij vleresimi mund te nisin procedurat per te aplikuar, ne menyre qe te perfitohet nga banesat me kosto te ulet ose banese sociale me qira. Me banesa sociale me qira trajtohen familje, te cilat nuk disponojne ne pronesi banese dhe qe kane te ardhura mujore per fryme midis 3 mije dhe 6 mije leke. Keto shifra jane te peraferta, pasi per cdo projekt percaktohen kufijte e te ardhurave, sipas kritereve qe ka percaktuar ligji. Nderkohe, perzgjedhja e familjeve behet nga komisioni i strehimit, qe ngrihet ne bashki, dhe miratohet nga keshilli bashkiak. Ndersa me banesa me kosto te ulet trajtohen ato familje, te cilat nuk disponojne banese ne pronesi dhe kane te ardhura te pamjaftueshme per te perballuar vlerat e banesave ne tregun e lire, por kane te ardhura me te larta se familjet qe klasifikohen per programin e banesave sociale me qira. Nga banesat me kosto te ulet perfitojne familjet qe nuk disponojne banese ne pronesi dhe kane te ardhura te pamjaftueshme per te perballuar vlerat e banesave ne tregun e lire.
Kush perfiton dhe sa
-Shuma 25 milione euro
-700 apartamente do te ndertohen ne Tirane dhe Durres
-Permasat e banesave do te jene nga garsoniere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore, deri ne shtepi 1+1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore
-Me banesa sociale me qira trajtohen familje, te cilat nuk disponojne ne pronesi banese dhe qe kane te ardhura mujore per fryme midis 3 mije dhe 6 mije leke

Perfituese jane bashkite
Tirane
Durres
Korce
Elbasan
Kavaje
Berat
Peshkopi
Fier

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›