E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej dy javësh e zhdukur, gjendet në një fshat 17-vjeçarja

01/09/2009  “U largova me dëshirën time”

ELBASAN-Ishte larguar nga shtëpia dy javë më parë gjendet nga agjentët në periferi të qytetit. Shërbimet e policisë së Elbasanit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçares me inicialet S. K. me banim në lagjen “Shën Koll” në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim policor pas deklarimit si të zhdukur nga familja. Dy javë më parë adoleshentja është larguar pa thënë asgjë në shtëpi. Fillimisht familjarët nuk kanë njoftuar policinë, por kur kanë kërkuar ngado dhe nuk kanë gjetur gjë, atëherë kanë bërë kallëzimin në polici. Prindërit kanë deklaruar se i frikësohen trafikimit të vajzës dhe se nuk kishin asnjë adresë ku mund ta kërkonin prandaj i janë drejtuar komisariatit. Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet duke shpërndarë foton në disa komisariate dhe në pikat kufitare. Megjithatë, 17-vjeçarja nuk kishte shkruar shumë larg Elbasanit dhe është gjetur e kthyer në shtëpi. Ndërkohë policia nuk ka deklaruar se kush i kishte dhënë strehë apo ushqim minorenes dhe nëse është marrë ndonjë masë ndaj tyre. Ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë. Rastet e largimit nga shtëpia të adoleshenteve, por edhe të grave nuk kanë munguar. Shkak janë kryesisht grindjet familjare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›