E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i mbytur në liqen 79-vjeçari, po kthehej te të afërmit

01/09/2009  Hyri të freskohej

GRAMSH-Një i moshuar është gjetur i mbytur në një liqen në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lënie të rrethit të Gramshit, kur Fari Alliaj, 79 vjeç, lindur e banues në fshatin Gjormë të Vlorës kishte ardhur tek disa të njohur në Lënie. Teksa po kthehej ai ka parë një liqen të vogël dhe i rraskapitur nga vapa ka vendosur të lahet pa e ditur se liqeni do të ishte i thellë dhe do ta përpinte duke i marrë jetën. Pasditen e djeshme banorë të zonës kanë konstatuar trupin e pajetë mbi ujë dhe kanë lajmëruar policinë. Sapo është futur në ujë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ekspertët. Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja të dhunës. Mësohet gjithashtu se rrobat janë gjetur në breg. Kjo ka çuar në hipotezën se i moshuari ka hyrë me dëshirë për t’u larë. Ende nuk është përjashtuar edhe mundësia e vetëmbytjes. Ndërkohë familjarët e të moshuarit të ndjerë janë shqetësuar teksa kanë parë se ai nuk po kthehej në shtëpi dhe janë munduar të kontaktojnë me të afërmit e tyre. Pasi kanë mësuar se ai është nisur për në shtëpi janë alarmuar duke e kërkuar, por kanë qenë kalimtarë, të cilët kanë parë trupin e pajetë të të moshuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›