Basha në Elbasan: Ka ardhur koha t’I thuhet mjaft korrupsionit

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Basha tha se ka ardhur koha që më 11 maj t’i thuhet boll korupsionit të 12 viteve.
Basha u shpreh se edhe Berisha që flet për luftë kundër korrupsionit, u ofron shqiptarëve ilaçe të helmatisura, si Edmont Haxhinasto, Ilir Meta dhe Elvis Roshin.
Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik, është e vetmja forcë politike që qëndron për luftë kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK. Sipaas tij, numri 4 në këtë garë qëndron për njerëzit, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, për Elbasanin, për Shqipërinë.
Gjatë takimit në Elbasan, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu drejtua votuesve socialistë, duke u bërë thirrje të mos bien sërish pre e mashtrimeve të pushtetit.
Ai theksoi se shqiptarët janë sakrifikuar për të arsimuar fëmijët e tyre ndërkohë që një grusht njerëzish janë pasuruar në kurriz të tyre. Për këtë Basha tha se vota për numrin 5, është për të liruar shokët e Ramës, dhe fatkeqësisht 1-shi për të nxjerrë nga burgu Ilir Metën.