E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Pasuritë e Tropojës do të kthehen në të mira për familjet

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në Tropojë. Në takimin e mbajtur në sheshin kryesor të Bajram Currit, Berisha tha se Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë.

Berisha u shpreh se, “Partia Demokratike është një forcë politike tradicionale që beson në traditën dhe tradita jonë është familja”.

“Unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës”, u shpreh Berisha.

Por, sipas tij, madhështia e Tropojës ka bjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. “Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Ai shtoi se koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” vjen me projekt të ri për Tropojën.

“Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mira për familjet, për qytetarët eTopojës dhe të Shqipërisë”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›