Basha në NATO: Rusia të tërhiqet
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një forum të lartë të NATO-s që pas nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit, pak më shumë se një muaj më parë.
Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku do të diskutohej për situatën në Gjeorgji, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Presidentit Sarkozi, ministrit të Jashtëm Kushner dhe Sekretares së Shtetit Kondoleza Rajs, Ministri Basha theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të tërheqjes së menjëhershme të forcave ruse nga pozicionet e okupuara gjatë 11 ditëve të kaluara. Gjatë Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm, ministri Basha u takua dhe bisedoi me Sekretaren e Shtetit Kondolezza Rajs, ministrin e Jashtëm britanik David Miliband, ministrin e Jashtëm Francez Bernard Kushner, etj. Ministrat e Jashtëm të NATO-s konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë dhe të gjithanëshme për një proces të shpejtë të ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ndërkohë, lidhur me mbledhjen e ministrave të Jashtëm, Basha ka folur edhe gjatë një interviste te “Zëri i Amerikës”.
A ka pasur divergjenca brenda NATO-s lidhur me çështjen e Gjeorgjisë dhe cili është qëndrimi që ka mbajtur Shqipëria?
Takimi i sotëm është një takim, i cili mbahet në kuadër të një krize në zhvillim e sipër për situatën e shkaktuar në Gjeorgji pas agresionit të trupave ruse atje. Situata është e ndërlikuar dhe pikërisht për të ilustruar rëndësinë, që i jep NATO kësaj situate është mbledhur edhe Këshilli i Atlantikut të Veriut në formatin e ministrave të Jashtëm pas propozimit të Sekretares së Shtetit Kondoleza Rajs. Për herë të parë, Shqipëria dhe Kroacia janë ftuar në këtë takim pas firmosjes së protokollit të anëtarësimit më 9 korrik dhe kanë marrë pjesë në këtë takim, ku në qendër të diskutimeve ka qenë qëndrimi, që NATO do të mbajë ndaj këtyre zhvillimeve në Gjeorgji, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, një nga dy faktorët kryesorë të situatës që po zhvillohet atje. Gjatë diskutimeve shumë konstruktive ka qenë një frymë mirëkuptimi, veçanërisht për nevojën për t’u shfaqur me një vullnet të përbashkët për hapat që do të hidhen. Së pari, aleanca ka theksuar se është e domosdoshme që tërheqja e trupave të fillojë menjëherë, ashtu siç parashikohet edhe në marrëveshjen mes Presidentit rus dhe atij të Gjeorgjisë me ndërmjetësimin e Presidentit Sarkozi dhe Sekretares së Shtetit Kondoleza Rajs. Së dyti, NATO ka marrë angazhime që menjëherë pas tërheqjes së këtyre trupave dhe paralelisht me të, të intensifikojë ndihmën humanitare ndaj zonave të goditura të Gjeorgjisë. Së treti, është shprehur një angazhim afatgjatë për rindërtimin e Gjeorgjisë, infrastruktura civile e së cilës është goditur rëndë nga trupat ushtarake ruse. Po kështu, propozimi i NATO-s për krijimin e një instrumenti të veçantë është pranuar dhe është formalizuar edhe komisioni NATO-Gjeorgji. NATO ka përsëritur sot përkushtimin e saj për anëtarësimin e plotë të Gjeorgjisë, përkushtim i cili është marrë gjatë Samitit të Bukureshtit me deklaratën finale të këtij samiti. Mbledhja e sotme e ministrave të Jashtëm të NATO-s ka qenë e suksesshme në përballimin e sfidave, me të cilat përballet Aleanca pas këtij veprimi ushtarak të Rusisë mbi një vend aspirant për anëtarësim të plotë në NATO.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në mbledhjet e Aleancës. Me çfarë statusi merr pjesë Shqipëria në këto takime?
Ky është takimi i parë i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e ministrave të Jashtëm, ku Shqipëria përfaqësohet së bashku me Kroacinë. Vjen pas 9 korrikut kur u firmos protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, që i hap rrugë anëtarësimit të plotë të dy vendeve. Anëtarësimi me të drejta të plota do të ndodhë në momentin e ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të këtij protokolli. Por Shqipëria ka marrë pjesë në këtë takim, si për mua ashtu edhe për kolegun kroat ka qenë një rast shumë i mirë, jo vetëm për të shprehur gatishmërinë tonë si vende të ftuara për anëtarësim të plotë në Aleancë, për të mbajtur peshën e përgjegjësisë që na takon, por edhe për të kontaktuar kolegët tanë, një pjesë e mirë e të cilëve janë kthyer edhe nga pushimet, dhe për të konfirmuar me kënaqësi mbështetjen e tyre të plotë dhe të gjithanshme për ratifikimin sa më të shpejtë të këtyre marrëveshjeve dhe anëtarësimin e plotë të vendeve tona, ashtu siç është shprehur sekretari i Përgjithshëm, Shefer dhe ministrat e tjerë në këtë takim. Gjetëm rastin të takoheshim me kolegë të tjerë, me Sekretaren e Shtetit Rajs, me ministrin e Jashtëm britanik Miliband, me ministrin e Jashtëm francez Kushner, me zotin Fratini dhe një numër të madh kolegësh të pranishëm gjatë mbledhjes ku situata në Gjeorgji, marrëdhëniet NATO-Rusi kanë qenë tema kryesore të diskutimit, por me kolegun kroat kemi rikonfirmuar nëpërmjet këtyre takimeve mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme, që kolegët tanë të vendeve të NATO japin për rikonfirmimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë, të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të nënshkruar pak më shumë se një muaj më parë.ù
Shefer: Nuk ka asnjë bazë krahasimi i Osetisë me Kosovën
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, ka dështuar në gjetjen e një gjuhe të përbashkët mbi përgjigjen, që meriton Moska për sulmin ushtarak që bëri në Gjeorgji, më i madhi që nga koha e Bashkimit Sovjetik. E vetmja e përbashkët në qëndrimin e ministrave pas takimit ishte se: “NATO nuk mundet të vazhdojë me marrëdhëniet me Rusinë si asgjë të mos kishte ndodhur për shkak të aksioneve të Moskës në Gjeorgji dhe se, Rusia duhet të tërhiqet menjëherë nga territori gjeorgjian”. Ministrat e Jashtëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s njoftuan se, aleanca po i shqyrton seriozisht pasojat nga aksionet e Rusisë. “Ardhmëria e marrëdhënieve tona me Rusinë do të varet nga aksionet konkrete të saj”, tha dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer, pas takimit. “Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur krahasimin e Osetisë Jugore me Kosovën dhe këtë gjë ia kemi bërë të qartë Rusisë”, shtoi ai. Por ndryshe nga sa kërkuan vendet e ish-satelitit Sovjetik bashkë me SHBA, Këshilli NATO-Rusi që funksionon prej gjashtë vitesh nuk do të pezullohet. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, konfirmoi për mediat pas takimit, që ky këshill do të vazhdojë të funksionojë. Rusia ka kërkuar një sesion të këtij këshilli që 10 ditë më parë, kur konflikti me Gjeorgjinë mori përmasa serioze. SHBA e ka bllokuar mbledhjen e Këshillit. Ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, nuk e ka takuar homologun e tij rus, Dimitri Rogozin gjatë takimit të djeshëm në Bruksel. Takimi i djeshëm ishte i pari që SHBA dhe qeveritë evropiane u mblodhën për të diskutuar si t’i përgjigjen sfidës së Rusisë. Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dimitri Rogozin, shprehu dukshëm kënaqësinë e tij mbi paqëndrueshmërinë e aleancës, NATO-s. “Mali lindi një mi”, tha ai për gazetarët pas takimit. Rusia kishte paralajmëruar prishje të marrëdhënieve me Perëndimin, në rast se takimi i Brukselit rezultonte me masa ndëshkuese “të pajustifikueshme” kundër saj.
SHBA kërkon ndëshkim për Rusinë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs ka qenë mjaft e rreptë në variantin e saj, për kundërpërgjigjen që duhet t’i japë NATO Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake të kësaj të fundit në Gjeorgjinë pro perëndimore. Uashingtoni ka kërkuar nga NATO, që të vendosë sanksione kundër Moskës, duke ngrirë Këshillin NATO-Rusi. “NATO nuk do t’i lejojë Rusisë ta destabilizojë Gjeorgjinë, t’i frikësojë qeveritë pro-perëndimore me ish-bllokun sovjetik ose ta lëshojë përsëri perden e hekurt në Evropë”, ka deklaruar Rajs. Ajo e ka paralajmëruar Moskën, se po luan lojë të rrezikshme me SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët e përkrahin Gjeorgjinë. “Nuk do t’i lejoj Rusisë të vizatojë vijë të re të ndarjes para atyre vendeve që nuk janë integruar ende në strukturat veri-atlantike”, tha Rajs. Rajs u mbështet nga vendet e ish-satelitit sovjetik. Por ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer, paralajmëroi kundër reaksionin që kjo mund të shkaktonte në Rusi. “Bisedimet e Këshillit NATO-Rusi janë esenciale, ne na duhen linja të hapura komunikimi”, tha ai.