Berati në UNESCO, turistët tremben nga sheshi i rrënuar
Duke parë gjendjen e sheshit qendror të qytetit të Beratit nuk mund të mendosh kurrsesi, se ai i përket një qyteti që tashmë mbrohet nga UNESCO.
BERAT/ DILAVER XHELILI
Edhe pse prej 40 vjetësh është cilësuar si sheshi qendror i qytetit, duket se ka po kaq vjet që askush nuk është kujdesur për të.
Premtimet e pushtetarëve në kohë zgjedhjesh për rregullimin dhe rikonstruksionin e tij kanë mbetur vetëm të tilla dhe asgjë më tepër. Qendra e qytetit 2400-vjeçar, pjesëtar i UNESCO-s prej 1 muaji, çudit pa masë turistët e huaj dhe vendas prej gjendjes së tij të rrënuar. Drejtuesit e Bashkisë së Beratit e kanë diskutuar disa herë në mbledhjet e institucionit problemin për rikonstruksionin e qendrës qytetit dhe rrugët e tij, por deri më sot asgjë nuk është bërë. Më e fundit mbledhje ku u diskutua për këtë problem ishte ajo e ditës së djeshme. Nënkryetari i bashkisë, Stavri Ceca organizoi një takim ku merrnin pjesë specialistë, biznesmenë dhe intelektualë të qytetit. Gjatë takimit të pranishmit kanë hedhur akuza mbi bashkinë, duke bërë të ditur se mbledhje të tilla janë organizuar disa herë, por ka qenë ky institucion që nuk ka mundur të sigurojë fonde. “Nuk ndërtohet një qendër qyteti me fjalë, por me vepra”, janë shprehur të irrituar ata. Sipas tyre, pavarësisht se qeveria nuk i ka akorduar shumë fonde Bashkisë së Beratit, paratë për rikonstruksionin e sheshit duhet të ishin siguruar nga të ardhurat e institucionit. “Miliona lekë të ardhura prej vjeljes së tatimeve të tregtarëve përdoren pa kriter dhe asgjë nuk është përdorur për rregullimin e sheshit”, kanë pohuar ata. Disa prej specialistëve të pranishëm u shprehën se vëmendja e pushtetarëve tek qyteti kthehet vetëm kur ata ndjehen të pasigurt në postin që kanë. Me tej, ata janë shprehur se për rikonstruksionin e sheshit duhet bërë një studim i mirëfilltë, që të përmbajë projektin dhe koston e tij. “Asgjë nuk mund të bëhet pa një projekt të saktë, pa një llogaritje të kostos financiare, si edhe pa sigurimin e fondeve të nevojshme”, përfunduan specialistët në mbledhjen e djeshme.