E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Vjenë: Kosova e pavarur, stabilitet në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, duke folur dje para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit në rajon. “Viti 2008 ka qenë një vit kthesë për Evropën Juglindore sepse Kosova është bërë e pavarur, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia janë ftuar në NAT0”, ka deklaruar Basha. Ai ka theksuar se Shqipëria mbështet EULEX-in dhe konsideron se misioni i BE-së duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës. Këshilli i Përhershëm i OSBE mblidhet një herë në javë për të diskutuar mbi zhvillimin e 56 vendeve anëtare në OSBE. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›