E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Ndërtimore, në luftë me qytetarët

Një mori padish civile po dërrmojnë autoritetin e Inspektoratit të Ndërtimit, i cili ka humbur kontrollin dhe shpesh sulmon pa asnjë kriter

TIRANË - Inspektorati i Ndërtimit pranë Bashkisë së Tiranës prej muajsh është kthyer në një institucion që prodhon vetëm konflikte. Kjo është përshtypja e menjëhershme që krijohet teksa shikon paditë civile që vërshojnë në Gjykatën e Tiranës kundër Inspektoratit të Ndërtimit, i cili në jo pak raste ka dalë i humbur nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit. Dhe në fakt, ky institucion është bombarduar me padi civile nga qytetarë të ndryshëm që pretendojnë se vendimet e inspektoratit kanë qenë arbitrare. Burime zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës thanë për “Korrierin”, se duke nisur nga fillimi i vitit, kundër Inspektoratit të Ndërtimit pranë Bashkisë së Tiranës janë depozituar me dhjetëra padi civile nga qytetarë apo dhe biznese, të cilët thonë se nga vendimet e padrejta të këtij institucioni u është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, në disa raste ndoshta edhe i pakthyeshëm. Roli që në të vërtetë ky inspektorat duhet të luante, si zgjidhës padrejtësish dhe vendosës standardesh të barabarta për të gjithë, është errësuar nga veprimtaria shpesh destruktive, arbitrare dhe pa asnjë lloj kriteri e institucionit të drejtuar nga Afrim Qëndro. Megjithëse pjesa më e madhe e padive janë ende në fazë shqyrtimi, çështjet e përfunduara kanë nxjerrë si fitues qytetarët apo bizneset që akuzojnë Inspektoratin e Ndërtimit të Tiranës për arbitraritet. Duke iu referuar Gjykatës së Tiranës, rezulton se një pjesë e vendimeve për prishje objektesh, kryesisht shtëpi banimi, janë marrë në kundërshtim edhe me vendime të mëparshme të gjykatës, së cilës i është dashur të shprehet dy herë për të njëjtën çështje. Një rast flagrant kur Inspektorati Ndërtimor ka shkelur në mënyrë tërësisht të kundraligjshme vendimin e gjykatës, ka të bëjë me padinë e qytetarit Tomorr Qosja, i cili edhe pse kishte shkuar një herë në gjykatë për këtë çështje, sërish prona e tij u shemb me vendim të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Tiranë.

Sipas gjykatës, paditësi Tomorr Qosja në vitin 1991 ka marrë një leje të rregullt ndërtimi me numër 611, datë 13 mars 1991, për ndërtimin e një objekti së bashku me një mur përreth ndërtesës. Policia Ndërtimore e Tiranës me vendimin nr. 214, datë 23.11.2005, ka vendosur prishjen e këtij murri rrethues, me arsyetimin se ai ishte ndërtuar pa leje ndërtimi. Pasi mori përgjigje negative nga institucionet përkatëse, Tomorr Qosja i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për anulimin e gdherit të Policisë Ndërtimore. Me vendimin nr. 5022, datë 28 qershor 2007 gjykata vendosi pranimin e padisë se Qoses, duke anuluar vendimin e Policisë Ndërtimore si një akt administrativ i nxjerr në kundërshtim me ligjin. Por edhe pse ekziston që prej një viti një vendim gjykate, më datë 11 mars 2008, struktura që tashmë quhet Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë Tiranë nxjerr vendimin nr. 838, që parashikon prishjen e po të njëjtit objekt. Kundër këtij vendimi, paditësi Tomorr Qosja ka bërë ankim në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, por kërkesa e tij nuk është marrë në shqyrtim. Në këto kushte, i dëmtuar ka vendosur t’i drejtohet për herë të dytë Gjykatës së Tiranës, e cila ashtu si në vitin 2007 i dha sërish të drejtë. Gjykata arsyeton se vendimi i Inspektoratit Ndërtimor për prishje objekti duhet të anulohet si një vendim që vjen në kundërshtim me ligjin. Por ky është vetëm një nga rastet kur gjykata u jep të drejtë qytetarëve apo bizneseve private që janë cënuar nga vendimet e padrejta të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës. Rastet janë të shumta dhe një ndërhyrje nga autoriteti që mbikëqyr këtë institucion sa vjen e po bëhet më imperative, për t’i dhënë një herë e mirë fund një kapitulli konfliktesh absurde me qytetarët dhe për të vendosur ligjshmërinë dhe besimin e dyanshëm.

Nr. i çështjes: 12888, dt. 08.10.2008

Paditësit: Artur Milani 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik, Bashkisë Tiranë, Këshilli i Rregullimit të Territorit KRRT Bashkia Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 13145, dt. 14.10.2008

Paditësit: Hashim Merepeza 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, Bashkia Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 12750, dt. 03.10.2008

Paditësit: Llukan Simo 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik të Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes:  11741, dt.  17.09.2008

Paditësit:  Agim Lila, Florian Heka, Gazmir Topuzi, Gëzim Paparisto, Gezim Gjeci, Kapllan Lala, Kristina Paloka, Nazmi Fejza, Zydi Malja  

Të paditurit:  Bashkia Tiranë (KRRT -ja e Bashkisë Tiranë), Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ 

Nr. i çështjes:  10430, dt. 21.07.2008

Paditësit: Gëzim Ferko  

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik Tiranë pranë Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi shkaktim dëmi (Neni 608-654)

Nr. i çështjes: 7536, dt. 05.05.2008

Paditësit: Shoqëria “Scutari Costruction” sh.p.k 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik i Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi kundërshtim veprimi përmbarimor

Nr. i çështjes: 4286, dt. 05.02.2008

Paditësit: Shoqëria “Belavis” sh.p.k, filiali “Kolonat” 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 9624, dt. 26.06.2008

Paditësit: Nikolin Elezi, Petrit Bakllava, Zef Elezi 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor Tiranë, KRT Bashkia Tiranë

Lloji i çështjes: Padi shkaktim dëmi (Neni 608-654)

Nr. i çështjes: 4621, dt. 13.02.2008

Paditësit: Arentina Kurti 

Të paditurit: Bashkia e Tiranës, Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ  

Nr. i çështjes: 12796, dt. 07.10.2008

Paditësit: Paskal Naska 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 12056, dt. e regjistrimit: 19.09.2008

Paditësit: Ylli Dorzi 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, pranë Bashkisë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 10100, dt. 10.07.2008

Paditësit: Enri Laku 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik pranë Bashkisë Tiranë,  Këshilli i Rregullimit te Territorit pranë Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 9987, dt. 08.07.2008

Paditësit: Rifat Lalo 

Te paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik i Bashkisë Tiranë, Këshilli i Rregullimit të Territorit i Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 9119, dt. 16.06.2008

Paditësit: Dragush Kaçorraj 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë Tiranë, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar

Lloji i çështjes: Padi shkaktim dëmi (Neni 608-654)

Nr. i çështjes: 8897, dt. 09.06.2008

Paditësit: Fatos Mullahi 

Të paditurit: Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Tiranë, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar

Lloji i çështjes: Padi shkaktim dëmi (Neni 608-654)

Nr. i çështjes: 8520, dt. 29.05.2008

Paditësit: Prefekti i Qarkut Tiranë 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, pranë Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi shkaktim dëmi (Neni 608-654)

Nr. i çështjes: 7736, dt. 08.05.2008

Paditësit: Artes Sokoli, Ednan Begeja, Ferdinand Petrela, Merita Begeja, Mirlinda Sokoli (Duma), Nezihat Stërmasi, Rustan Petrela, Suzi Begeja, Xhemile Petrela 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik i Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 7379, dt. 30.04.2008

Paditësit: Agim Hoxha 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ

Nr. i çështjes: 3586, dt 23.01.2008

Paditësit: Meto Guri 

Të paditurit: Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik-Bashkia Tiranë

Lloji i çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›