PS: Qeveria nuk siguron zgjedhje te lira

Partia Socialiste reagoi sot serish ndaj komenteve te qeverise per progres-raportin e Komisionit Evropian.
"Kur te gjithe prisnim refletimin e qeverise ndaj raportit, qeveria anashkaloi ceshtjet kyce, duke treguar edhe nje here se ky kabinet ka deshtuar ne proceset e integrimit", u shpreh kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj.
Sipas saj qeveria nuk eshte ne gjendje te jape pergjigje per ceshtjet e pastrimit te parave, te trafikimit dhe te garancise per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vitin 2009.