E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo “tërheq” firmën nga lista e LSI-së për grevë urie

Kreu i PDS Milo deklaroi dje se qëndrimi ndaj Kodit të ri Zgjedhor janë e drejtë e çdo partie, por kontestimet nuk duhet të shprehen me greva urie, dnërsa kryesocialisti Rama la të nënkuptojë se një nismë e tillë ëhstë arbusre për sa kohë ndryshimet në Kod kanë marrë vlerësimin maksimal nga Brukseli.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale (PDS), Paskal Milo, ka mohuar pjesëmarrjen e tij në grevën e paralajmëruar të urisë të iniciuar nga LSI-ja dhe të përkrahur nga disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Greva e urisë ëhstë paralajmëruar se do të jetë kundër amendimeve më të fundit në Kodin Zgjedhor si dhe ndryshimeve në Kushtetutë të ndërmarra në 21 prillin e shkuar.
Pavarësisht se një pjesë e mediave e kishin atashuar atë në listën e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Socialiste ‘91, Partisë Demokristiane dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Milo deklaroi dje se qëndrimi ndaj Kodit të ri Zgjedhor janë e drejtë e çdo partie, por kontestimet nuk duhet të shprehen me greva urie. Ndërsa duke reaguar për progres-raportin e Komisionit Evropian, Milo vlerësoi se dokumenti është një paralajmërim për standardet e zgjedhjeve.
Ndërkaq edhe kryesocialisti Edi Rama është shprehur indiferent ndaj kësaj proteste. Sipas tij progres-raporti i KE për Shqipërinë nënvizon qartësisht se reforma zgjedhore është një ndër arritjet e vendit në rrugën e përmbushjes së standardeve.
“Leximi i këtij vlerësimi edhe përpara opinionit publik nga ana juaj do të ishte një ndihmë e çmuar, për të kthjelluar, si dhe për të forcuar bindjen e domosdoshmërisë së kontributit tonë në këtë proces dhe e meritës sonë të padiskutueshme për suksesin e këtij procesi”, deklaroi Rama.
Komisioni i posaçëm zgjedhor miratoi të mërkurën që shkoi variantin përfundimtar për një nga kapitujt kryesorë të Kodit Zgjedhor, që lidhet me përbërjen e KQZ-së. Formula e re e këtij institucioni do të jetë 3+3+1 anëtarë ose e thënë ndryshe katër përfaqësues do t'i përkasin maxhorancës dhe tre të tjerë opozitës. Ndryshimet e miratuara në Kodin e ri duken thelbësore për institucionin zgjedhor, duke filluar me pakësimin e numrit të anëtarëve të KQZ-së nga 9 në 7, me zgjedhjen e tyre që do të bëhet vetëm nga parlamenti, ndërkohë që ka qenë kompetencë e Presidentit dhe e KLD-së.
Kjo shkaktoi edhe revoltën e LSI-së.
Një grup deputetësh dhe drejtuesish forcash politike të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim i dërguan pardje një letër presidentit të Republikës, Bamir Topi, duke i bërë të ditur se janë gati që të futen në një grevë urie në rast se nuk merret parasysh kërkesa për revokimin e ndryshimeve Kushtetuese të 21 prillit si dhe ndryshimet në të fundit në Kodin Zgjedhor. Këto forca politike vlerësojnë se ndryshimet Kushtetuese te 21 Prillit 2008, të hartuara dhe miratuara sipas tyre “me shpejtësi nga dy partitë politike PS dhe PD” që vlerësohet se shtrembëruan sensin e demokracisë dhe konstitucionalizmit në Shqipëri; duke reduktuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë, shfuqizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt kushtetues, ndryshuar formën e cilësuar të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, fuqizuan pushtetin e Kryeministrit, për të dominuar mbi pushtetet e tjera.. Nënshkruesit e kësaj letre kërkojnë ndërhyrjen e Topit për ndalimin e këtyre ndryshimeve.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›