E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS presion Prokurorisë së Përgjithshme me rezolutë për çështjen e Damir Fazliç

Musa Ulqini, zbulon nismën, të hënën formalizohet

Sikur të mos mjaftonte presioni i deritanishëm si dhe keqpërdorimi i segmente të caktuara të organit të akuzës, selia rozë tashmë po ndërmerr një nismë që shton edhe më tej tensionin në punët e këtij organi që nga ana e tij pas një fillimi të politizuar të hetimit të kësaj çështje lipset që të punojë i qetë në investigimin e kësaj çështjeje.
Për të përmbushur qëllimin e saj, Partia Socialiste do të paraqesë të hënën që vjen në Kuvendin e Shqipërisë një projektrezolutë që synon të mbështesë Prokurorinë e Përgjithshme në dënimin e krimit për sa i përket çështjes së biznesmenit boshnjako-britanik, Damir Fazliç.
“Ditën e hënë ne do të paraqesim këtu Rezolutën si konkluzion të mocionit për debat, e cila i kërkon Kuvendit të mbështesë pa kushte Prokurorinë në hetimin e shkeljes së nëntë ligjeve, në hetimin e plotë dhe serioz të kapjes së shtetit, të konfliktit të interesave të kryeministrit Sali Berisha”, konfirmoi dje në seancë plenare deputeti socialist Musa Ulqini.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›