E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në avantazh për 568 vota

Kandidati Basha ka 48.568 vota, kurse Rama 48.000 vota, nga numërimi i 192 kutive nga 485 sa janë gjithsej Nga Express më 10 maj 2011 në ora 13:34

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, ka marrë kryesimin në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, kundrejt rivalit Edi Rama.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së deri më tani janë numëruar 192 kuti në Tiranë nga 485 që janë gjithsej.

Në bazë të këtij numërimi, rezultati deri në orën 13 është 48.568 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha, kundrejt 48.000 vota për kandidatin Edi Rama. Siç vihet re kandidati, Lulzim Basha është në avantazh me 568 vota. (abcnews)

Basha: Fitorja po merr trajtë

Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha në një dalje para mediave pak minuta më parë se është në pritje të numërimit të votave.
Basha ka falënderuar të gjitha ata që po punojnë për këtë proces.

“Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit për numërimin e drejtë të çdo vote dhe për të siguruar një proces numërimi të saktë”, u deklarua Basha.

“Kanë mbetur pa numëruar shumë vota, jam i bindur se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë. Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në gjithë qytetin, dua të t’ju them se do të pres deri sa të lexohet edhe vota e qytetarit të fundit”, theksoi Basha.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 46582 vota dhe Rama me 46270 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 312 vota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›