Dita e Europes mungojne festimesh publike

Bashkimi Europian ka festuar ditën e Europës me fjalime dhe ceremoni zyrtare, por vetë qytetarët e Europës së bashkuar nuk është se kanë shumë entuziazëm në këtë ditë. Mungesa e festimeve publike, shkruan Asociated Press në një artikull kushtuar 9 majit, është pothuajse e njëjtë në të gjithë kontinentin.
Ndoshta, pasi qytetarët ndjejnë se edhe pse BE bashkoi shtetet nën një flamur blu me 12 yje të artë, gjithnjë ka qenë një krijesë logjike, dhe jo shpirtërore. Arritjet e BE-së nuk janë të vogla, vendosja e regjimit Shengen për lëvizjen e lirë përgjatë 25 shteteve dhe monedha e përbashkët euro për 17 prej tyre.
Gjysmë miliardit të europianëve që përfitojnë prej këtyre arritjeve u pëlqen të lëvizin pa kontrolle në kufi dhe të përfitojnë nga përdorimi i euros, por nuk ndjehen të lidhur me institucionet e Brukselit. Madje, edhe presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy e pranon këtë fakt dhe nuk ndjehet keq që dita e Europës kaloi ashtu pa asnjë shprehje dashurie apo mirënjohje nga ana e qytetarëve europianë.
“Nëse do e kishim shpallur festë popullore dhe ditë pushimi, njerëzit do e njihnin më mirë. Nuk ka edhe aq shumë rëndësi”, thotë Van rompui për një rrjet që transmeton në internet. “ nëse ata e dinë sa i rëndësishëm është BE për prosperitetin dhe punësimin, kjo është mëse e mjaftueshme”.
Dramatike paraqiten shifrat e qytetarëve që dinë diçka për simbolet e Europës së bashkuar. Vetëm një e dhënë mjafton. Në Berlin, InfoRadio intervistoi njerëz në rrugë nëse e dinin që 9 maji, është dita e Europës. Asnjë person i intervistuar nuk e dintë këtë dhe vetëm një në 12 e dinte se hymni europian është “Odë për gëzimin” nga simfonia e nëntë e Bethovenit. E të mendosh që Gjermania ështe vend themelues dhe shtylla më e rëndësishme e Bashkimit Europian.
Juli Prifti