E Diel, 1 Nëntor 2026

Stop turistëve azilkërkues nga Maqedonia

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 13:30

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë për evro-integrime, Ivica Bocevski, ka apeluar për ndërprerjen e turizmit azilkërkues nga qytetarët në vendet e BE-së.

Ai në këtë drejtim ka hedhur kritika në adresë të qeverisë, sipas të cilit, ajo nuk ka masa për të ndërprerë fluksin e qytetarëve dhe organizatorët që janë pjesë e të ashtuquajturës turizëm azilkërkues.

Bocevski, që është kandidat për deputet i Partisë Liberal Demokrate (PLD) nga radhët e opozitës, bëri thirrje që institucionet menjëherë të veprojnë me masa afatshkurtra dhe afatgjata për ndërprerjen e çështjes së fluksit të madh të azilkërkuesve.

“Fillimisht janë të nevojshme operacione policore dhe të inspektorateve për të goditur grupet kriminale dhe bosët kriminal që organizojnë këtë.

Një numër i madh i qytetarëve janë viktima të mashtrimit dhe premtimeve nga këto struktura kriminale dhe kështu ata të mashtruar humbin edhe paratë e fundit, me premtimin se do të rregullohen në ndonjë vend të BE-së”, deklaroi Bocevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›