SHBA do të merr në pyetje të vejat e Bin Ladenit

Pas vrasjes së kreut të Al-Qaedes, Osama bin Ladenit, hetuesit amerikanë kanë mundësi të marrin në pyetje të vejat e tij.
Pakistani do të bëjë të mundur takimin me tri gratë e Bin Ladenit, njoftuan kanalet televizive amerikane, duke iu referuar informacioneve të zyrtarëve në Washington.
Bashkëshortet e Bin Ladenit u arrestuan gjatë sulmit në shtëpinë ku gjendej terroristi, një javë më parë dhe ndodhen tani në arrest në Pakistan.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar se SHBA ka interes të marrë në pyetje tri bashkëshortet e Bin Ladenit.
Ndërkaq kryeministri pakistanez, Yousuf Raza Gilani, hodhi poshtë akuzat, se autoritetet e vendit të tij kishin mbështetur kreun e Al-Qaedes.
Gilani tha se Bin Ladenit nuk i është ofruar strehim në Pakistan.