E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i Libise samit nderkombetar ne Londer

Kryengritësit në Libi kanë humbur sërish kontrollin e Bin Xhauad, ndërsa më herët mësymja me armëve të rënda e forcave të Gadafit i bllokoi përpjekjet e tyre për të arritur në Sirte. Përparimi i një dite më parë, gjatë të cilit ata mundën të kenë nën kontroll Ras Lanufin, Bregan, Ukalën dhe Bin Xhauad nuk ka zgjatur për shumë.

Kryesisht bëhet fjalë për avantazh për shkak të sulmeve ajrore të aleatëve, sesa për organizimin e forcave kryengritësve në terren. BBC njofton se kryengritësit zotërojnë rreth 100 automjete dhe kanë përdorur raketat Katjushka për herë të parë.

Ndërkohë, anijet luftarake amerikanë të flotës së gjashtë kanë hapur zjarr mbi anijet libiane që nga ana e tyre kanë qëlluar pa dallim, anijet tregtare në portin e Misratës, në perëndim të Sirtes. Misrata, i vetmi qytet kryengritës në perëndim ndodhet nën rrezikun e vazhdueshëm të tankeve qeveritare, të cilat paralajmërojnë masakër në qytet. Një zëdhënës i kryengritësve tha se 124 njerëz janë vrarë në Misrata gjatë nëntë ditëve të fundit.

Djali i Gedaffit Khamis, i deklaruar i vdekur nga burime të opozitës, pas bombardimeve të para u shfaq në uniformë ushtarake në atë që televizioni shtetëror e quajti transmetim direkt.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›