Basha në njësinë 3, konsulton buxhetin me qytetarët
Ndalesa e fundit e kreut të Bashkisë Lulzim Basha për konsultimet me qytetarët për projekt-buxhetin e 2012 ka qenë njësia 3 ku është diskutuar për investimet që ka nevojë kjo zonë. Basha i premtoi qytetarëve të kryeqytetit ndërtimin e rrugëve,kopshteve dhe kanaleve . Ai gjithashtu deklaroi se është vënë në dispozicion një fond i posaçëm për stimulimin e nxënësve të shkëlqyer.
“Për Njësinë Bashkiake nr 3, në projektin që do t`i paraqitet të mërkurën Këshillit Bashkiak, ne kemi parashikuar këto investime. Tre rikualifikime urbane me një sipërfare prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri tek rruga Marie Kraja, rikonstruksionin e rrugës Bajram Çela, rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës Niket Dardani. Për vitin shkollor 2001-2012 ne kemi planifikuar për buxhetin në vitin 2012 një fond prej 64 milionë lekësh për 1730 për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe 380 nxënës të shkollave të mesme me nota 10.", theksoi Basha.
Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës kap vlerën e 70 milion dollarësh. Ky projektbuxhet u konsultua me banorët e kryeqytetit për të parë nevojat dhe përparësitë.