Prona tek Uji i Ftohtë, përplasje mes pronarëve dhe gardës

Përplasje fizike mes Gardës së Republikës dhe pronarëve të tokave në Ujë të Ftohtë në Vlorë.Sipas informacioneve më të fundit, efektivët e gardës janë vendosur në një prej pronave pranë rezidencës qeveritare për të bllokuar punimet, por pronarët e tokës kanë kundërshtuar, duke bërë rezistencë.
Pronarët kanë deklaruar se toka i është kthyer nga Gjykata dhe se ata e kanë fituar luftën ligjore ndaj gardës por kjo e fundit pretendon se toka i përket asaj.
Pak muaj më parë Gjykata ka vendosur në favor të pronarëve të tokës, por përfaqësues të Gardës së Republikës i kanë kërkuar firmës ndërtuese që të ndërpresë punimet në zonën e vilave qeveritare me argumentin se po cënojnë sigurinë.