Kuota gjinore në zgjedhje, Kodra: Jo përfaqësim të plotë të grave
Megjithëse Shqipëria ka një ligj që pjesëmarrja e femrave në listat e kandidatëve për deputetë duhet të jetë në kuotën e 30 përqindshit, ku ligj ende nuk është zbatuar plotësisht.
Zv.ministrja e punës Filloreta Kodra duke folur në forumin për kuota gjinore në zgjedhje theksoi se edhe pse ligji është që femrat duhet të përfaqësohen në kuotën e 30 përqindëshit, rezultatet nuk janë të kënaqshme bile në zgjedhjet vendore këto rezultate janë më të ulta.
Ajo gjithashtu theksoi se në zgjedhjet e vitit 2013 pjesëmarrja e grave duhet të rritet dhe gjithashtu duhet të respektohet edhe ligji për kuotën e femrave.
Të njëjtën mendim ka ndarë edhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda e cila ka theksuar se çështja e pjesëmarrjes së gruas në politikë është me rëndësi për ekzistencën e shoqërisë shqiptare dhe ka në thelbin e saj një përfaqësi të denjë të grave duke respektuar popullatën tonë.
Ajo ka theksuar se një nga rrugët që duhet të ndiqet për fuqizimin e gruas është edhe një bashkëpunim i plotë mes femrave dhe një lobim I deputeteve gra në parlament për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe të kërkohet në mënyrë të qartë të zbatohet edhe kuota e 30 përqindëshit.
“Një grua nuk mund të bëhet politikane nga kuota por në kushtet që shoqëria përgatitet ta lërë atë jashtë, futja e kuotave bëhet e detyrueshme” ka theksuar Doda.