E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne jug greket parrula antishqiptare

"Himara është Greqi", "Vorioepiri është tokë greke", "Himara patriote". Këto janë parrullat e shkruara gjatë natës dhe që mëngjesin e sotëm haseshin në të gjithë aksin rrugor nga Dhërmiu e deri në sSaranë si dhe në të gjitha rrugët e qytetit të himarës. Parrullat janë shkruar të gjitha në gjuhën greke dhe bashkangjitur tyre është edhe flamuri grek.

Ashtu si edhe në fushatat e mëparshme përpos posterave të kandidatëve, Himara pushtohet edhe nga parrullat në gjuhën greke që në jo pak raste janë shoqëruar edhe me shfaqje jo të pranueshme të autorëve të tyre.

Përvec Himarës dhe Vorioepirit në parrulla prekeshin edhe çamet me sharje nga më banalet. Parullat në gjuhën greke të shkruara përgjatë aksit nacional Vlorë- Sarandë shfaqen në një kohë kur faktori ndërkombëtar, por edhe partitë politike bëjnë thirrje për zhvillimin e fushatës zgjedhore të qetë e për të qëndruar larg incidenteve.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›