E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne njesine 8 Taksat do te kthehen ne sherbime

Për të dytën herë gjatë fushatës, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në lagjen ku është rritur. Me banorët kandidati i PD-së bisedoi për problemet me pronësinë, duke u premtuar atyre vlerësim maksimal nëse ai votohet si kreu i Tiranës.

“Këtu nga kjo lagje nga kjo rrugicvë e nga dhjetra e qindra si këto anë e mbarë Tiranës nis projekti im për Tiranën moderne evropiane. Ne do t’u japim pronarëve autoktonë dhe çdo pronari tjetër në Tiranë, mundësinë të zhvillojë pronën e tij me koefiçentin më të lartë të mundshëm të zhvillimmit”- tha Basha.

Banorëve të Njësisë numër 8 u është prezantuar dhe kandidati për këtë njësi, Arben Tafaj.  Ndryshe nga Edi Rama, Lulzim Basha tha se ndër veprimet e tij të para si kryebashkiak do të jetë marrja në administrim i ujësjellës-kanalizimeve.

“Në kundërshtim me heqjen e pergjëgjësisë nga vetja duke mos paranuar të marrë në dorëzim ujësjellës-kanalizime për më shumë se 2 vjet, po ju them transferimi i tyre në vartësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jetë veprimi im i parë si kryebashkiak i Tiranës. Unë do të vë në lëvizje brenda 3 muajve projektin e ujësjellës-kanalizimeve”- tha Basha.

Basha u tha banorëve të njësisë numër 8 se çdo taksë e paguar do të transformohet në shërbim për biznesin dhe qytetarët.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›