Beteja e Durresit Xhaferraj e Dako akuza per investimet

Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 8 majit kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes numër 15 në Spitallë duke premtuar se në katër vitet e mandatit të tij si kryetar i ardhshëm i bashkisë do të punohet për realizimin e një sërë projektesh.
“Brenda një viti e gjysmë nuk do të ketë kanal në Spitallë, që nuk do të mbulohet, do shtohen tubat por nuk do rrinë ashtu të mbuluar por mbi kanale do bëjmë rrugë, e për një vit e gjysmë do të zgjidhim të gjitha problemet e rrugëve të Spitallës dhe Porto Romanos”- tha kandidati Xhaferraj.
Kandidati rival në këto zgjedhje për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka zhvilluar disa takime në lagje të ndryshme të qytetit ku është shprehur se përkushtimi i tij për zhvillimin e qytetit do të jetë i tillë edhe për katër vitet e ardhshme.
“Nqs do të votohet kundra, do të kemi një qytet, një port peshkimi, do kemi një TEC me qymyr, do të kemi gënjeshtra, do të kemi ndarje të qytetarëve. Ata që janë të djathtë do të marrin shërbime, ata që janë të majtë nuk do të marrin”- tha Dako.
Kandidatët për drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar kanë shkëmbyer akuza në distancë për mungesën e investimeve në infrastrukturën e zonave periferike të Durrësit.
Aleks Kalemasi