E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba biznesit Rama Vendosen kasat per perfitime

Duke vijuar traditën e takimeve derë më derë kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama është takuar me banorë dhe tregtarë të vegjël në njësinë bashkiake numër 9 në Tiranë. Në takimet në rrugën e Barrikadave, Rama u tha qytetarëve, se duhet pjesëmarrje masive në zgjedhje për t’i dhënë të ardhmen vendit.

“Të gjithë në votim më tetë maj për t’i dhënë ndryshim të madh situatës”- tha Rama.

Kandidati i opozitës në Tiranë është ndalur më pas në Qendrën “Don Bosko”, ku në kuadër të projektit të zhvillit që bashkia e Tiranës ka, është organizuar një ceremoni për ndarjen e diplomave për afro 100 të rinj. Duke folur për këtë projekt të pushtetit vendor të Tiranës, Rama tha se ky institucion i bën realitet ëndrrat e të rinjve.

“Për shkak të vështirësive sociale në familjet e tyre apo edhe pamundësive fizike e kanë pasur të pamundur që të kenë punën që dëshirojnë. Sot fillon realizimi i një ëndrrre në rrugën e së cilës bashkia do t’i mbështesë”- tha Rama.

Rama ka mbyllur këtë aktivitet me takimet veç e veç, me pjesëmarrësit.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›