E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e te vegjelve Mediu e Haxhinasto takime elektorale

Partia Republikane ka qenë në Progradec për të mbështetur kandidatin e përzgjedhur nga “Aleanca  për Qytetarin”, Luan Topçiun. Kryetari i kësaj partie,  Fatmir Mediu i ka bërë thirrje elektoratit republikan të votojnë këtë aleancë, pasi ajo është në mbështetje të qytetarëve.

“T’u japim besim dhe shpresë njerëzve që kanë nevojë sepse kështu do të mund të ndërtojmë besimin dhe shpresën për Pogradecin dhe mbarë Shqipërinë. Ne do të krijojmë një lëvizje në shoqërinë shqiptare që bazohet në respektin dhe dashurinë”- tha Fatmir Mediu.

 Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Edmond Haxhinasto ishte në komunën Trebinjë. Përpara simpatizantëve të LSI-së,  ai ka kërkuar mbështetjen e tyre për kandidatin e “Aleancës për Qyetarin” në këtë komunë.

“Aleanca për qytetarin është koalicioni i punës, koalicioni që po zhvillon Shqipërinë, po rrit ekonominë, koalicioni që premtimet po i bën realitet, i ka bërë shqiptarët me më shumë dinjitet”-tha Haxhinasto.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›